Rei Manaj provon shijen e golit me fanellën e Granadas (VIDEO)

Publikuar më 21. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj ka gjetur golin e parë në Segunda Divizion duke shënuar për fanellën e Granadas.

Talenti nga Lushnja shënoi në minutën e 90-të, vetëm pas 10 minutash pasi ishte futur në lojë.

Falë edhe golit të Manajt Granada fitoi me shifrat 1-3 në transfertën ndaj Numacias.

20-vjeçari është huzuasur fillimisht te Pisa e tashmë te Granada pasi nuk gjeti hapësirat e duhura te klubi i Interit.

Tashmë Manajt i duhet të vijojë serinë e golave për t’u rikthyer te një ekip i madh si Interi, apo për t’u grumbulluar nga Panuçi në kombëtaren shqiptare.