Regjisoti Kastriot Çipi replikë me Henri Çulin: Mos u bëj vegël në duart e Ramës

Regjisori i njohur Kastriot Çipi ka replikuar me drejtorin aktual të Teatrit Kombëtar Henri Çuli, duke thënë se ky i fundit është duke bërë avokatin e Ramës dhe Veliajt. Çipi tha se drejtori i Teatrit flet kështu pasi ka mbështetjen e pushtetit, e në fund ka shtruar pyetjen se “çfarë do të bëjë pasi Rama e Veliaj të bien nga fiku”. Replika e Kastriot Çipit vjen pasi Hervin Çuli, në cilësinë e drejtorit të Teatrit Kombëtar, ndryshe nga artistët, mban anën e pushtetit.

Replika e plotë:

Postimi i Kastriot Çipit: Hervin Culi a mund te me sqarosh qysh kur paska Teatri Kombetar vetem 1200 m2? A jane 1200 m2 truall apo ndertim?
Cili institucion e ka në pronësi oborrin e Teatrit? Po pishinen?
Nga dalin keto 9000 m2 te Teatrit te ri? Jane m2 ndertim, apo truall?
Mos u bëj vegël në duart e Ramës e Veliajt, përndryshe duhet të ndrrosh zanat kur ata të bien nga fiku!

Hervin Çuli: I nderuar Kastriot sjam e skam per te qene kurre vegel e askujt dhe e emocioneve personale te askujt.Sa metra katror ka Teatri eshte me letra dhe nuk e ndryshon dot as Velia as Culi as Cipi.Klm

Kastriot Çipi: Por nuk iu pergjigje pyetjes! Je ti qe po riciklon mashtrimet e Veliajt! Te pyes serish: sa m2 truall ka sot Teatri Kombetar? Mos me thuaj se nuk e di, sepse je drejtor dhe neser do te jesh anetar i komisionit special qe do te beje negociatat me Fusha shpk.

Hervin Çuli: Dhe Kastriot zanatin te siguroj qe e bej mire ndryshe nga shume syresh qe bertasin lart e poshte dhe sma heq dot as perendia.Kam treguar qe punoj kudo,ne cdo qytet per te bere profesionin qe i kam dedikuar jeten.klm dhe njehere.

Kastriot Çipi: E di mire ti se sa mund te punosh si regjisor teatri ne Shqiperi nese nuk të do pushteti…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet