×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Regjisorja shqiptare rrëmben zemrat e artdashësve në Rumani, triumfon me çmimin e madh

Nga Entela Binjaku

Ajo kishte vite që ëndërronte këtë çmim. Vlerësimin e cilëson si një çelës në duart e saj për të hapur më shumë dyer. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Gopo” në fushën e filmit në Rumani, një ndër fitueset ishte Enxhi Rista. Falë një burse të fituar, Enxhi udhëtoi nga Fieri drejt Bukureshtit ku edhe nisi studimet e larta për regji filmi dhe televizioni në Universitetin Kombëtar të Teatrit dhe të Filmit “Jon Luka Karaxhale”.

Pas 7 vjetësh ajo kurorëzoi një nga punët e saj me marrjen e një çmimi në një nga aktivitetet më të rëndësishme në Rumani në fushën e filmit. Ky nuk ishte çmimi i saj i parë, por pa dyshim ky vlerësim do të zërë vend gjatë në kujtesë sepse së pari vjen në një periudhe të vështirë për mbarë botën, shkaktuar prej krizës së pandemisë, dhe së dyti vjen si si shpërblimi i një sakrifice.

Pasionet e para, ambiciet, projektet e ardhshme, si dhe emocionet e këtij trofeu  Enxhi zgjodhi t’i ndajë me lexuesit shqiptarë.

Ndiqeni në vijim intervistën me regjizoren Enxhi Rista.

Enxhi, si fillim urime për çmimin! Cila është vlera e këtij çmimi për ju?

E.RISTA: Shumë faleminderit për urimin! Çmimet “Gopo” janë çmimet më prestigjoze në Rumani në fushën e filmit. Ato konsiderohen si “Oscars” i Rumanisë. Janë çmime që jepen çdo vit për produksionet filmike rumune më të mira të vitit paraardhës. Një juri e përbërë nga figura të rëndësishme të industrisë së filmit kandidon filma në kategori të ndryshme. Më pas bëhet votimi nga 600 kineastë dhe në bazë të këtij votimi vendosen filmat fitues. Për mua ky çmim është shumë i rëndësishëm. Kisha vite që e ëndërroja. Është një vlerësim shumë i madh, është një çelës që do të më hapë shumë dyer në karrieren time si regjizore dhe normal që është në motivim shumë i madh për të vazhduar më tej rrugën e filmit, të cilën e kam nisur përpara 7 vitesh. Në të njëjtën kohë është dhe një përgjegjësi morale dhe profesionale.

Cilat ishin të parat mendime që patët kur u drejtuat të merrnit trofeun?

 E.RISTA: Në ato çaste kisha shumë emocione. Rruga nga karrigia deri në skenë m’ u duk shumë e gjatë. Shpresoja që të mos pengohesha dhe të mos rrëzohesha, sepse po dridhesha (qesh). Mendova që të gjithë ata njerëz që po më duartrokisnin, kishin votuar filmin tim dhe u kishte pëlqyer puna ime. Isha shumë e lumtur. Nuk pata kohë të mendoja çfarë duhej të thoja, kur të isha në skenë. Më parë nuk kisha përgatitur asgjë, kjo sepse doja që sido që të ndodhte, emocioni të përcillej me vërtetësi, ashtu edhe siç ndodhi. Lumturia më lexohej qartë, emocioni u ndje dhe duartrokitjet e dhanë efektin e tyre. Përjetimi emocional ishte i jashtëzakonshëm. Në atë çast kuptova se çdo sakrificë imja që të ndodhesha atje, ia kishte vlejtur.

“Ai dashuron sytë e mi”, si mendoni ju çfarë e bindi jurinë për ta vlerësuar si më të mirin?

E.RISTA:  “Ai dashuron sytë e mi” është një dokumentar i realizuar në kuadrin e një Workshop-i në bashkëpunim me Universitetin e Berlinit “BABELSBERG KONRAD WOLF” dhe “UNATC” e Bukureshtit. Gjatë këtij projekti qëndruam një muaj në një burg dhe kërkuam personazhe për dokumentarët tanë. Ky film ka si temë kryesore dashurinë. Tican, me një histori 21 vjeçare pas hekurave të burgut, tregon se sa herë ka dalë jashtë burgut ka qëndruar nga një javë pranë familjes. Gjatë kësaj kohe e ka lenë nusen e tij shtatzënë dhe ka hyrë sërisht në burg. Ai flet për dashurinë që ka për nusen dhe fëmijët dhe në të njëjtën kohë këndon e kërcen shumë bukur. Kënga dhe kërcimi përfaqësojnë lirinë për të. Nga ata tjetër, kemi Lilin, nusen e tij, e cila ka jetuar gati 3 vjet me Ticanin (nëse bëjmë llogarinë e viteve që ai ka qenë jashtë). Vështirësia e burgut të tij ndihet shumë tek familja, por Lilia gjen forcën dhe flet për dashurinë e tyre sa e fortë është dhe sa shumë e do ajo Ticanin. Dokumentari është shumë i ndjeshëm, emocionues dhe tepër i vërtetë. Marrëdhënia ime me personazhet është shumë e afërt.

Më lejuan të hyj në intimitetin e tyre dhe nuk u trembën nga kamera. Arrita të krijoj një lidhje shpirtërore me ta, e cila ndihet dhe në film. Një pjesë imja është në këtë film. Të fitoje besimin e tyre ishte diçka shumë e vështirë, por unë e arrita. Besoj se historia e dokumentarit është e veçantë, personazhet sigurisht dhe realizimi i montazhit, por edhe vështirësia e projektit dhe guximi im. Këto mund të jenë disa veçori që e kanë bindur jurinë të më votonte.

Çfarë do të donit të dinte për ju publiku në Shqipëri? Cili është jetëshkrimi juaj profesional?

E.RISTA: Unë kam lindur në Fier dhe në moshën 19 vjeçare kam fituar një bursë studimi në Rumani për regji filmi dhe tv në UNATC, Bukuresht. Pasioni im për filmin mori një formë më serioze në moshën 17 vjeçe, kur unë isha pjesë e një ëorkshopi kinematografik në Fier, i cili quhej “Çinefier” dhe realizova për herë të parë një film me metrazh të shkurtër. Më pas u shpërngula në Rumani për të vazhduar studimet. Jam diplomuar në regji filmi dhe tv e më pas vazhdova masterin për produksion filmi, kurse tashmë vazhdoj doktoraturën në kinematografi. Gjatë kohës së studimeve për regji kam realizuar disa filma me metrazh të shkurtër si “Padre”, “Kapoera, kërcimi i lirisë”, “Realscope”, “Ujë i thatë”, “Ai dashuron sytë e mi”, kurse gjatë periudhës së masterit në produksion kam realizuar më shumë se 10 filma me metrazh të shkurtër, te të gjithë si producente. Të gjithë filmat e mi kanë pasur fatin të jenë pjesë në festivale të ndryshme të filmave. Çmimet kanë qenë të shumta.

Mund të përmend disa çmime të rëndësishme si: Realscope (filmi më i mirë eksperimental) Festivali SECCS në Stamboll, “Ai dashuron sytë e mi” (cmimi per regjine me te mire), “Vjeshtë në Voronec”, Filmi më i mirë i shkollës – Festivali i producentëve independent, Çmimi “Ion Bostan” për dokumentarin rumun më të mirë, çmimi për montazh , Gopo – dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër. Përveç realizimeve personale, në këto 7 vite në Rumani kam punuar nëpër filma me metrazh të shkurtër ose të gjatë si asistente regjie, script supervisor apo asistente produksioni. Momentalisht po punoj për një projekt shumë interesant, një karavanë me filma nëpër qytete të mëdha të Rumanisë, projekt i shoqërisë “Metropolis Film”.

Ju u vlerësuat për dokumentarin me metrazh të shkurtër, cila do të jetë rruga juaj në të ardhmen?

 E.RISTA: Në 7 vitet e fundit unë kam bërë vetëm filma me metrazh të shkurtër dhe hapi i radhës është të realizoj një film me metrazh të gjatë. Dëshira ime është që të jetë një bashkë-produksion midis Shqipërisë dhe Rumanisë. Dua të vazhdoj të bëj filma dhe të jem e pranishme në sheshin e xhirimit.

Çfarë dini rreth zhvillimeve të këtij zhanri në Shqipëri? Cili është vendi i krijuesve shqiptarë në mesin e atyre që merren me filmin?

E.RISTA: Unë në tezen time të doktoraturës po shkruaj rreth filmit shqiptar në kontekstin ballkanas. Me duket një temë që është shumë pak e trajtuar në sferen ndërkombëtare dhe po përpiqem të bëj një studim sa më të detajuar të filmit shqiptar. Shqipëria është një vend, që ka një histori të mrekullueshme, ka subjekte të shumta për filma artistik ose dokumentarë nga të cilat çdo regjisor ka mundësi të frymëzohet dhe të krijojë filma shumë autentik. Mua më pëlqejnë filmat shqiptarë dhe jam shumë e lumtur për arritjet e viteve të fundit të kineastëve shqiptarë. Në Shqipëri gjërat kanë filluar të ndryshojnë, filma bëhen dhe do bëhen në vazhdim. Edhe pse në këtë kohë të vështirë ku të gjithë kanë qenë të prekur nga COVID – 19, arti ka qenë ai më i prekuri dhe shpresoj që shumë shpejt të kthehemi në normalitet dhe të vazhdojnë të prodhohen filma në Shqipëri.

Keni ndonjë mesazh që do të donit ta përcillnit për publikun shqiptar?

E.RISTA: Në kohën e pandemisë, kur të gjithë ishim të detytuar të qëndronin në shtëpi, besoj se e kuptuam sa i rëndësishëm është arti dhe për më tepër filmi. Ishte mënyra më e mirë për të kaluar këto çaste të vështira. Do të dëshiroja shumë që publiku shqiptar të vlerësonte filmin dhe ta mbështeste. Filmat bëhen me një qëllim: që të arrijnë tek publiku. Kështu që dhe publiku duhet të jetë i hapur ndaj përvojave të reja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sukses i jashtëzakonshëm, aktorja shqiptare fiton çmimin e madh në festivalin ndërkombëtar të filmit

Sukses i jashtëzakonshëm, aktorja shqiptare fiton çmimin e madh në festivalin ndërkombëtar të filmit

Publikuar më 04.08.2020
Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka fituar çmimi...

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka fituar çmimin e aktores më të mirë në konkursin Ndërkombëtar në Festivalin e Filmit “Fantaspoa” në Brazil për rolin e saj në filmin “Zana”. Shumë nga kritikët e kanë konsideruar rolin e saj në këtë film si më të mirin dhe prandaj juria e festivalit në Brazil e […]

Lexo më shumë

Greqia inauguron muzeun e parë nënujor (FOTO)

Greqia inauguron muzeun e parë nënujor (FOTO)

Publikuar më 03.08.2020
Greqia ka inauguruar muzeun e parë nënujor me mbetjet e një ...

Greqia ka inauguruar muzeun e parë nënujor me mbetjet e një anije të lashtë që është fundosur në shekullin e V para Krishtit. Anija mbante 3.000-4.000 amfora, objekte që asokohe transportonin verë. Muzeu, që ndodhet afër ishullit të Peristeras do të qëndrojë i hapur për entuziastët e eksplorimit nënujor deri në datë 3 tetor, ndërsa […]

Lexo më shumë

Arti në zi/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori Anton Krosaj

Arti në zi/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori Anton Krosaj

Publikuar më 21.07.2020
Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i njohur i ...

Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i njohur i humorit shkodran, Anton Krosaj. Anton Krosaj bëhet me dije se vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën me të. Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Kinema mbi lumin Sena, gjetja e francezëve befason gjithë botën (FOTO)

Kinema mbi lumin Sena, gjetja e francezëve befason gjithë botën (FOTO)

Publikuar më 19.07.2020
Shumë aktivitete kulturore vazhdojnë të qëndrojnë të pezullu...

Shumë aktivitete kulturore vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluar për shkak të pandemisë, por janë gjetur zgjidhje të tjera alternative për të mbajtur gjallë frymën. Francezët kanë gjetur një formë mjaft interesante për të zëvendësuar kinematë, që në fakt janë hapur por njerëzit kanë frikë t’i frekuentojnë për shkak të virusit. Duke mësuar si të jetojnë […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Pas shumë debateve merret vendimi, ja si do të duket katedralja e Notre Dame pas djegies

Pas shumë debateve merret vendimi, ja si do të duket katedralja e Notre Dame pas djegies

Publikuar më 11.07.2020
Muajt e fundit kanë ngjallur debat të madh për restaurimin e...

Muajt e fundit kanë ngjallur debat të madh për restaurimin e katedrales së “Notre Dame” që u përfshi nga flakët vitin e shkuar. Presidenti i Francës Emmanuel Macron mbështeti një dizajn modern për restaurimin e katedrales 850-vjeçare, por së fundmi ai ka bërë një kthesë dhe ka vendosur që spiralja e Notre Dame të restaurohet […]

Lexo më shumë

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

Publikuar më 10.07.2020
Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot...

Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot në një panair në Pazarin e Ri.  Artizanët tregojnë se pandemia i ka goditur rëndë financat e tyre, sepse këtë vit mungojnë turistët dhe emigrantët që blinin punimet e tyre. Lorena Resulaj Tirana mirëpriti në edicionin e tretë disa nga artizanët e Shqipërisë, kontribuuesit më […]

Lexo më shumë