Regjisori shqiptar fiton çmimin e rëndësishëm në “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit” në Londër

Regjisori i njohur shqiptar, Pluton Vasi, ka fituar çmimin “Regjisori më i mirë i një filmi të huaj” në “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit” në Londër. Mes regjisorëve të tjerë të nominuar, Vasi arriti të triumfonte me filmin e tij “Ndërkombëtarët”.

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Londër”, i cili hapi siparin në 8 shkurt, u finalizua ditën e djeshme me një mbrëmje gala. Filmi “Ndërkombëtarët”, që trajton jetën e diplomatëve t huaj në Shqipëri, u nominua në këtë festival në tre kategori mjaft të rëndësishme “Skenari më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Tek “Ndërkombëtarët” luajnë disa nga aktorët më të njohur si Eni Shehu, Kastriot Çaushi, Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Alert Celoaliaj, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Mehdi Malkaj, etj.

Pluton Vasi ka realizuar ndër vite disa nga filmat më të njohur shqiptar si “Maya”, “Shqetësimet e një obezi”, ‘Këtu bën ftohtë” etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet