Regio Ramos martohet, por “harron” të ftoj Cristiano Ronaldo-n!

Këtë fundjavë do të zhvillohet ajo që po konsiderohet dasma e vitit në Spanjë, ylli i Real Madridit do të martohet me partneren e tij, Pilar Rubio.

Ndërsa të gjitha mediat kanë nisur të shkruajnë për dasmën, e cila pritet të jetë e mbushur plot me yje.

Ajo që po theksohet më së shumti nga ky event është fakti se kapiteni i Real Madrid nuk ka ftuar ish-shokun e ekipit Cristiano Ronaldon.

Ndërsa shumë figura të tjera të futbollit do të jenë të ftuar. Mësohet se në dasmën e vitit nuk do të mungoj; David Beckham dhe gruaja Viktoria, por edhe rivali i tij i Barcelonës, Gerard Pique me partneren e tij afatgjatë Shakira.

Sipas Marca-s, Ramos dhe Rubio kanë ftuar 500 persona. Ndërsa mungesa e Ronaldos raportohet të rrjedhë nga një hatërmbetje mes dy lojtarëve, pasi ky i fundit u largua nga klubi verën e kaluar për t’u bashkuar me Juventusin.

Dasma do të jetë e mbushur me një mori fytyra të njohura, duke përfshirë menaxherin e Real Madridit Zinedine Zidane dhe presidentin e klubit Florentino Perez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet