×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, në rrezik

Koço Kokëdhima

“Ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra dhe të realizohet Reforma në Drejtësi, të realizohet Reforma Zgjedhore, siç drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj si SHBA dhe populli shqiptar presin”-deklaroi sot ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

‘Zgjidhja’ e përshëndet qëndrimin e diplomates amerikane, si mbështetje e aleatit të vetëm strategjik të Shqipërisë për popullin shqiptar, liritë dhe të drejtat e tij. Prej katër vitesh, ‘Zgjidhja’ e ka mbështetur domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, por ka theksuar se ajo nuk mund të ketë sukses si produkt i marëveshjeve okulte PS-PD, aq më pak vetëm si vullnet i shumicës aktuale të zhytur në krim dhe korrupsion dhe ka theksuar se pa reformimin e institucioneve të tjera kushtetuese, shoqëria dhe sistemi ynë politik nuk mund të dalin nga agonia e këtyre tri dekadave.

Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë suksesin e pritshëm për shqiptarët, nëse nuk reformohet sistemi ynë i vjetër politik, përmes një reforme zgjedhore të thellë dhe gjithëpërfshirëse. As qeveria e Rilindjes dhe as SHQUP-i nuk i duan drejtësinë dhe zgjedhjet e reformuara.

Çlirimi i zgjedhjeve përmes depolitizimit të plotë të administratës zgjedhore dhe rikthimit të të drejtës për të votuar me lista të hapura, do të jetë vendimtar edhe për suksesin e reformës në drejtësi. Këto dy reforma do të kenë sukses vetëm nëse bëhen me transparencë, me dakordësi kombëtare dhe gjithëpërfshirëse. Reformën në drejtësi nuk mund ta bëjë qeveria që është përgjegjëse për rrëmbimin e lirive politike, ekonomike dhe njerëzore, krimin dhe korrupsionin në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare dhe as PD-ja që mban mbi kurriz një mal me krime politike dhe ekonomike.

Ajo nuk mund të jetë produkt i pazareve të 2-3 njerëzve që janë mëkatarët më të mëdhenj të tranzicionit 30-vjeçar. ‘Zgjidhja’ kërkon çuarjen deri në fund të procesit të Reformës në Drejtësi, plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, me individë të pastër dhe me integritet profesional, për thellimin dhe konsolidimin e pavarësisë së gjyqësorit. SHBA-të duhet ta mbështesin Shqipërinë deri në fund të këtij procesi, duke ndihmuar në reformimin e plotë të sistemit politik, përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta, me pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë

Kur televizioni publik fle

Kur televizioni publik fle

Publikuar më 27.07.2020
Vladimir Lulaj Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’ Prej vitesh, ...

Vladimir Lulaj Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’ Prej vitesh, televizioni publik “fle”, përton t’i bëjë oponencë konstruktive pushteteve të përkohshëm politikë, që vazhdimisht sillen në menyre destruktive dhe nuk përfaqësojnë interesat themelore të shtetit Juridik. Kater pushtetet kryesore të shoqërisë sonë (pushtetet e pavarur shtetërore legjislative, ekzekutive, gjyqësor dhe mediatik), prej kohësh ndihen të “droguar..” dhe […]

Lexo më shumë

Për zgjedhjet universitare

Për zgjedhjet universitare

Publikuar më 27.07.2020
Nga: Rezart Prifti Para 7 vjetësh kur fillova punë në Univer...

Nga: Rezart Prifti Para 7 vjetësh kur fillova punë në Universitetin e Tiranës si rishtar, idealist, zelltar dhe me një frymë inovative u ngërdhesha mes asaj si është dhe të paktën se si mendoja unë se si duhet të ishte. Rrugës nuk humba as të qenit rishtar, idealist, zelltar, apo frymën inovative, por mësova disa […]

Lexo më shumë