Receta për një bukë të shijshme

Më poshtë ju sjellim recetën e bukës që mund ta përgatisni fare lehtë në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit:

300 ml ujë
500 gram miell
½ lugë çaji me maja
1 lugë gjelle me sheqer
½ lugë çaji me kripë

Përgatitja:
Në një gotë kombinoni sheqerin, majanë dhe pak ujë të vakët. I lini 10 minuta derisa të treten mirë. Në një enë shtoni miellin, kripën dhe masën me maja që përgatitëm. Fillojmë e punojmë brumin mirë.

Pas kësaj e mbulojmë dhe e lëmë në temperaturë ambienti përrreth 1 orë. Tani marim një tavë. E shtojmë brumin me kujdes. Mos harroni ta lyeni më parë tavën me pak vaj. Vendoseni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi buka të jetë gati, e lini të ftohet pak para se ta konsumoni./ArtiGatimit.com

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet