Real Madridi dhe Manchester United hedhin milionat në tavolinë për Neymarin

Real Madridi dhe Manchester United janë gati të bëjë çmendurinë për të nënshkruar me brazilianin e PSG-së, Neymar.
Fillimisht ishte e përditshmja Marca, që shkruan se Florentino Perez e do me çdo çmim Neymarin.
Për ta marrë atë nga PSG, që pagoi 222 milionë euro, “Los Blancos” janë gati të paguajnë 400 milionë euro.
Në anën tjetër Manchester United duket që e kanë edhe më seriozisht. Sipas “Le10Sport”, United po përgatit plot 500 milionë euro për sulmuesin, shkruan tg.
Mourinho po kërkon një yll për sulmin e skuadrës së tij. Kandidati kryesor deri tani ka qenë Antoine Griezmann, por orët e fundit duket se vështrimi i “Djajve të Kuq”, është hedhur nga braziliani. Neymar ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 14 pasime për gol në 22 ndeshjet që ka luajtur deri tani me PSG.

Të tjera

Abissnet