Raporti/ Si rrezikohet jeta e fëmijëve nga këto lodra e produkte jo ushqimore (Foto)

Foto 1 nga 13 Pas Para


Dyzet e dy produkte të identifikuara në tregjet e vendeve të ndryshme të BE-së janë një rrezik për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, ka njoftuar sistemi paralajmërues “RAPEX” (Rapid Alert System for dangerous non-food products).
Këto produkte, figurojnë edhe në tregun shqiptar dhe kërcënojnë drejtpërsëdrejti shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve.
Produktet e pasigurta me burim Kinën, vitin e kaluar kanë patur një normë 52.4 për qind në mesin e të gjithë produkteve të dëmshme në vendet e Bashkimit Evropian.
Sistemi paralajmërues “RAPEX”, i cili kryen detyrën si “sistemi i komunikimit të produkteve të rrezikshme jo ushqimore” mes vendeve të BE-së ka publikuar raportin e tij për vitin 2017.
Sipas raportit, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin e kaluar 53 për qind e tyre e kanë përbërë produktet prodhim nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind prodhim nga vendet e BE-së.
Numri i “produkteve të rrezikshme” në BE është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në shifrën 2.201, ndërkohë që numri për produktet me origjinë nga Kina është regjistruar të jetë 1.155 si dhe për produktet prodhim europian në 413, shkruan AA.
Ndër të tjera theksohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit. Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet