Raporti, shtetet kryesore të BE-së kundër zgjerimit me vendet e Ballkanit

Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë ka publikuar rezultatet e sondazhit të kryer në vendet e BE-së. Rezulton se votuesit e shteteve kryesore të BE-së, janë kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor

Erjon Dervishi

Raporti, i titulluar “Jepuni njerëzve Atë që duan: Kërkesa Popullore për një politikë të fortë të jashtme evropiane” është bazuar në intervista me rreth 60,000 njerëz nga 14 vendet anëtare të BE-së. Ky raport zbulon se shumica e evropianëve duan që udhëheqja e BE-së të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm të Unionit dhe të kërkojë një përgjigje pan-Evropiane për sigurinë e tyre, dhe frikën për ndryshimin e klimës dhe migracionin. Mbi të gjitha, evropianët duan një BE më të vetë-mjaftueshme që shmang luftimet, qëndron në këmbë ndaj fuqive të tjera të madhësisë së kontinentit dhe adreson krizat që prekin interesat e saj. Por ndërsa publiku mbështet idenë e BE-së duke u bërë një aktor koheziv dhe global, ekziston gjithashtu një divergjencë në rritje midis evropianëve dhe qeverive të tyre të zgjedhura për çështje që variojnë nga tregtia, marrëdhëniet e ardhshme të Evropës me SHBA dhe pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me një tronditje të tillë mendimi, ekziston rreziku që votuesit të tërhiqnin mbështetjen e tyre për veprimet evropiane, të cilat ata i ofruan në Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet e fundit kombëtare. Ekziston rreziku, pas rezultateve të larta në zgjedhjet evropiane dhe performancës së fortë të partive nacionaliste, siç janë Marine Le Pen me Frontin Nacional në Francë dhe partisë Lega të Matteo Salvini në Itali, të cilat mund të kenë ndikuar në këtë rezultat të këtij sondazhi.

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian

Qëndrimet e votuesve ndaj zgjerimit të BE-së pasqyrojnë gjithashtu tolerancën e kufizuar të nismave të tyre  kryesore të politikës së jashtme që ka të ngjarë të kenë pasoja në të ardhmen e largët. Deri kohët e fundit, politikë-bërësit e Bashkimit Evropian e portretizuan zgjerimin si një mjet jetësor për të, duke stabilizuar pjesën lindore të BE-së – me anëtarin më të ri të BE-së, si Kroacia, duke u bashkuar me Bashkimin Evropian vetëm në vitin 2013. Megjithatë, siç tregon sondazhi i organizatës së njohur Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, ECFR, evropianët janë tepër skeptik për zgjerimin e mëtejshëm në rastin më të mirë. Polonia, Rumania dhe Spanja janë të vetmet shtete anëtare në të cilat më shumë se 30 për qind e votuesve besojnë se më shumë vende të Ballkanit Perëndimor duhet të bashkohen në Unionin në 10-20 vitet e ardhshme. Në shumë shtete anëtare – veçanërisht kontribuese neto në buxhetin e Bashkimit Evropian si p.sh. Austria, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda – më shumë se 40 për qind e tyre përkrahësve të partive në qeveri kundërshtojnë idenë e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kështu, negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian bëhen edhe më komplekse dhe në mënyrë domethënëse kjo tregon edhe rritjen e kundërshtimit të brendshëm ndaj zgjerimit. Udhëheqësit Evropianë do të kenë nevojë për një politikë të re të Ballkanit Perëndimor, e cila pranon se qytetarët e Bashkimit Evropian nuk e shohin rajonin si të rëndësishme për sigurinë e tyre. Argumenti që BE-ja duhet të bëjë mirë ka të bëjë me premtimin afatgjatë për këto vende kandidate, të cilat në të ardhmen nuk ka gjasa të mbajë shumë peshë për votuesit. Në të vërtetë, ideja e një Evrope që është në kontroll të fatit të vet – për të bërë zgjedhje që janë në interesin e tij më të mirë – është thelbësore për mbështetjen e tyre zhvillimi i bllokut si aktor gjeopolitik.

Rezultati i sondazheve për procesin e zgjerimin

Në bazë të sondazhit rezulton se Gjermania është vendi më i madh skeptik për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Janë rreth 46 për qind e votuesve gjermanë të cilët janë kundër idesë së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Më pas janë votuesit e Austrisë, të cilët përbejnë rreth 44 për qind të qëndrimit negativ për çështjen e zgjerimit. Votuesit e Francës kanë votuar me një përqindje pak më të ulët por të konsideruesme. Janë rreth 42 për qind të votuesve, për të cilët procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian shikohet me skepticizëm. Më pas vjen Holanda me 40 për qind të votuesve që mendojnë negativisht për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Danimarka me 37 për qind, Republika Çele me 30 për qind dhe Sllovakia me 27 për qind. Duhet të vëmë në dukje se kundërshtimi nga shtetet e mëdha, vjen në radhë të parë si pasojë e fenomenit të emigracionit. Gjermania, Austria, Franca, Holanda dhe Danimarka, janë vendet të cilat janë prekur më shumë nga fluksi i emigracionit nga Lindja e Mesme dhe Ballkani Perëndimor. Ndërsa vendet e Bashkimit Evropian të cilat janë më dashamirëse ndaj idesë së zgjerimit të Bashkimit Evropian janë vendet e vogla dhe të dobëta ekonomikisht. Këtu mund të përmendim Hungarinë me 22 për qind të votuesve të cilët mendojnë negativisht për idenë e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Italia me 19 për qind të votuesve dhe Greqia me 19 për qind të votuesve. Ajo që të habit në këtë raport, ka të bëjë me Suedinë. Duhet të theksojmë se Suedia është një vend pritës i emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Ballkani Perëndimor. janë rreth 25 për qind e votuesve të saj që mënojën negativisht për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Por janë 19 për qind qe e miratojnë një zgjerim të tillë dhe 25 për qind që kanë një mëdyshje për një rezultat të tillë.

Ministri i Jashtëm gjerman: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Ndërkohë që Gjermania pritet të vendosë këtë javë për fatin e negociatave me Shqipërinë, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass duket se ka konfirmuar edhe njëherë dje mbështetjen e tij për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Gjatë një konferencë të përbashkët me homologun kroat, Mass vlerësoi progresin e bërë nga dy vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tha se Bundestagu gjerman do të marrë së shpejti një vendim. Ai tha se Gjermania dhe Kroacia, dy vendet që do të kenë Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2020-të, mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Mendoj se Bashkimi Evropian, si një projekt paqeje dhe promotori ekonomik, nuk është askund tjetër më i rëndësishëm se në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres real dhe unë nuk kam çfarë të them tjetër. Duhet t’iu ofrojmë këtyre dy vendeve një perspektivë te besueshme evropiane dhe duhet të nisim bisedimet për anëtarësim. Kjo është diçka të cilën ne nuk po e diskutojmë vetëm në qeverinë gjermane, por edhe në Bundestag ku duhet të merret një vendim”, u shpreh diplomati gjerman. Ndërkohë që homologu i tij kroat tha se, Ballkani Perëndimor është fqinji jonë i afërt dhe ne jemi të interesuar për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon, tha Grliç Radman dhe njoftoi një samit për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet gjatë kryesisë së Kroacisë së Këshillit Evropian. Grliç Radman theksoi se Kroacia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti dhe nënvizoi nevojën për të vazhduar bisedimet mbi perspektivat evropiane të vendeve të tjera të rajonit, si dhe, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën. Mass është shprehur në disa raste në favor të çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por qeveria gjermane është përçarë lidhur me çështjen. Rezistenca e Merkel dhe liderëve të tjerë të Europës veriore bënë që vendimi të shtyhej në tetor. Gjermania do të marrë një vendim zyrtar për negociatat me Shqipërinë më 24 shtator, ndërkohë që kryeministri shqiptar do të udhëtojë drejt Berlinit në përpjekje për të bindur qeverinë gjermane për hapjen e bisedimeve. Lajmi është bërë i ditur nga “Deutsche Welle”, e cila ka mësuar nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin, javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet