×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Raporti i KLSH-së: Qeveria abuzoi me 1 miliard euro për 9 muaj, kryesojnë Balluku, Agolli, Verdho, Klosi dhe Shërbimet Qeveritare

Rreth 122 miliardë lekë ose mbi 1 miliard euro është dëmi ekonomik që qeveria i ka shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm për 9 muaj të vitit 2022. Ky është përfundimi i një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën Janar-Shtator 2022. Në auditim janë marrë në sitë 147 institucione qendrore në varësi të Qeverisë dhe bashkive si ministri, drejtori të përgjithshme, agjenci, njësi të qeverisjes vendore, shoqëri aksionere ku janë konstatuar shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik, por edhe ndikim negativ në administrim të ardhurave ose shpenzimeve.

Shkeljet më të rënda financiare nga ministritë dhe drejtoritë në varësi të tyre janë konstatuar në tenderë e prokurime publike dhe sidomos në zbatimin e kontratave. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku qëndron në krye të abuzimeve, e më pas vijnë Fondi Shqiptar i Zhvillimit me drejtor Dritan Agollin, KESH me drejtor Ergys Verdhon si dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi direkt të Kryeministri Rama.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar parregullsi dhe shkelje të rënda financiare në Tatime e Dogana me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën 47 miliardë lekë. Në këtë dëm peshën kryesore e mban Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me drejtor Ceno Klosin me 45 miliardë lekë të reja. Sipas raportit të KLSH, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zë 97 përqind shkeljeve ne fushën e të ardhurave duke lejuar evazionin fiskal në një shifër rekord të abuzimesh prej afro 400 milionë euro vetëm në 9 muajt e fundit.

 

 

Pas Tatimeve janë Doganat me 846 milionë lekë abuzime si dhe 421 milionë lekë në fushën e shitjes-blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Ndërkohë që është evidentuar shkelje e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë. Gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 në përfundim të 120 auditimeve të kryera, KLSH ka dhënë opinione për 97 prej tyre si dhe ka përcjellë në Prokurori 1 kallëzim penal.

Ministrja Belinda Balluku dhe drejtori i tatimeve Ceno Klosi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë: Vdiqën 26-vjeçarja dhe një 24-vjeçare

Dalin detaje mbi aksidentin që u mori jetën të rinjve në autostradë: Vdiqën 26-vjeçarja dhe një 24-vjeçare

Publikuar më 27.11.2022
Dy vajza humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 0...

Dy vajza humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 02.00 të mëngjesit të së dielës në autostradën Durrës – Tiranë. Njëra prej tyre është identifikuar si Silva Gjergji, 26 vjeçe me origjinë nga Rubiku dhe Roxhesa Klironomi. Arbër Tivari dhe Roxhesa Klironomi Drejtues i automjetit ka qenë 26-vjeçari Arbër Tivari, banues në Durrës. […]

Lexo më shumë

Motorristi denoncon policin e Veliajt që u arrestua dje: Për 1 muaj merrte sufllaqe dhe fruta deti falas, për të mos më hequr patentën

Motorristi denoncon policin e Veliajt që u arrestua dje: Për 1 muaj merrte sufllaqe dhe fruta deti falas, për të mos më hequr patentën

Publikuar më 27.11.2022
Dje, një polic patrulle i komisariatit nr.1 dhe një polic i ...

Dje, një polic patrulle i komisariatit nr.1 dhe një polic i bashkisë Tiranë u arrestuan sepse vidhnin e grabisnin me dhunë banorët e Tiranës. Njëri prej tyre, Sajmir Muzikanti u denoncua më herët se ndalonte gjithashtu edhe motoristët që bënin shpërndarje dhe i kërcënonte se gjoja do i vinte gjobë rreth 100 mijë lekë. Për ta […]

Lexo më shumë

Ekrem Spahiu: 110 vjet pavarësi. Po bashkim kombëtar?

Ekrem Spahiu: 110 vjet pavarësi. Po bashkim kombëtar?

Publikuar më 27.11.2022
EKREM SPAHIU 28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet sh...

EKREM SPAHIU 28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por të ndarë përgjysmë si komb. Aq sa arritje historike, aq edhe dramë kombëtare. Por të gjitha kombeve të ndara u takon e drejta natyrore të jetojnë të bashkuara. Historia botërore është e mjaftueshme për ta vërtetuar këtë të drejtë. Në atë ditë […]

Lexo më shumë

Tre vite pas tërmetit, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë ëndërruar kurrë

Tre vite pas tërmetit, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë ëndërruar kurrë

Publikuar më 27.11.2022
Dje, në 3-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, deputetja...

Dje, në 3-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, deputetja e PS-së, Luljeta Bozo, lavdëroi qeverinë që ka bërë me shtëpi mijëra familje. “Tërmeti ishte një gjë e frikshme është një ndër katastrofat natyrore që ndodhin shpesh. Është një fenomen i frikshëm. Shumica ishin të papërgatitur. Pati shumë shkatërrime ç’është e vërteta. Problem i parë ishte […]

Lexo më shumë

Vidhnin të rinjtë që i kapnin me kanabis te Liqeni Artificial, ja dy policët e arrestuar

Vidhnin të rinjtë që i kapnin me kanabis te Liqeni Artificial, ja dy policët e arrestuar

Publikuar më 26.11.2022
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e ...

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial. Burimet bëjnë me dije se Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis në zonën e Parkut të Liqenit artificial në kryeqytet në […]

Lexo më shumë

Lihen në burg 10 të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Frakull, mes tyre edhe drejtori i OST-së

Lihen në burg 10 të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Frakull, mes tyre edhe drejtori i OST-së

Publikuar më 26.11.2022
Gjykata e Posaçme rikonfirmoi sot masat e sigurisë “arrest n...

Gjykata e Posaçme rikonfirmoi sot masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit. Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, autorët ishin dy policë

Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, autorët ishin dy policë

Publikuar më 26.11.2022
Dy efektivë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi...

Dy efektivë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për grabitje në zonën e liqenit Artificial të Tiranës. Policët, konkretisht polici i Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se kanë vjedhur dy qytetarë. Po ashtu mësohet se të dyshuarit u mbajtën nën […]

Lexo më shumë

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare nxjerr hartat: Greqia po bën kërkime për naftë në zonën e shelfit kontinental të Shqipërisë

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare nxjerr hartat: Greqia po bën kërkime për naftë në zonën e shelfit kontinental të Shqipërisë

Publikuar më 25.11.2022
Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, v...

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, vazhdon të denoncojë shkeljen e sovranitetit nga anijet greke që po kërkojnë hidrokarbure në zonën e kontestuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndonëse, Ministria pë Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, i mohoi si jo të vërteta raportimet e Meçollarit. Ai deklaroi se anijet greke prej datës 7 […]

Lexo më shumë