Raporti i italian për 2017-n: Shqiptarët, grupet më të strukturuara kriminale në Itali

Grupet kriminale shqiptare janë ndër grupet e huaja më konsoliduara në Itali, me aktivitet kryesor në trafikun e drogës. Ata janë të dhunshëm e përdorin rregullat antike të Kanunit. Ky është një nga konkluzionet e nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme Investigative e Antimafias Italiane (DIA). Kjo Drejtori sapo ka prezantuar raportin e fundit me të dhënat statistikore mbi akvititetin kriminal të mafias italiane por dhe të grupeve të huaja qe veprojnë në Itali përgjatë periudhës kohore janar-qershor 2017.

“Kriminaliteti shqiptar mbetet një nga organizmiet e huaja më të degëzuar në territorin kombëtar me një aftësi të lartë të rigjallërimit e rinovimit të rradhëve e të bazave të tyre operative”, shkruan ky raport. “Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga një strukturë organizative në formë klanesh që ruajnë fort lidhjen e përkatësisë dhe manifestojnë një natyrë të dhnshme në ekzekutimin e krimeve me një lëvizje ektremiste territoriale që i ka lejuar një shtrrirje gjithnjë e më progresive në favor të interesave të tyre kriminale”, nënvizojnë investiguesit italianë.

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me grupet kriminale italiane në aktivitetin e trafikut të drogës, në shfrytëzim prostitucioni e krime ndaj pronës. Përdorimi i dhunës mbetet një nga instrumentet kryesor të përdorura nga kriminaliteti shqiptar në Itali e jo vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet me grupet rivale mbi akvitetin e tyre të paligjshëm. Sipas Drejtorisë së Antimafias Italiane, grupet kriminale shqiptare bazohen në rregullat antike të Kanunit, një kod zakonor shqiptar i shekullit të XV, një alternativ e ligjeve të shtetit. Sipas Kanunit, shkruan raporti i DIA-s, të afërmit e një viktime të vrarë kanë të drejtë të vrasin autorin e krimit ose të afërmit e tij meshkuj në ldhje gjaku deri në brezin e tretë e në moshë mbi 14 vjeç. Për një vrasje të tillë, policia italiane ka arrestuar më 2017. 5 shteas shqiptarë të cilët ishin larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar Kanunit pas vrasjes së dy kushërinjve. Antimafia Italiane nënvizon lidhjet e ngushta të klaneve kriminale shqitpare me grupet kriminale të Puglias. Afërsi gjeografike mund të ketë influencuar në këtë raport. Portet e Adriatikut mbeten hyrjet më të privilegjuara të trafiqeve ilegale e Porti i Brindizit është një nga kryqëzimet më të preferuara nga organizatat kriminale për të trafikuar drogë, kryesisht marijuanë por dhe mallra të falsifikuara.

Vihet re një sinergji e plotë mes grupeve kriminale italiane e atyre shqiptare në ndarjen e tregjeve të shitjes së drogës e shpërndarjes së saj në territor. Operacionet e kryera përgjatë gjashtëmujorit të 2017 kanë vërtetuar se si grupe kriminale shqiptare modifikojnë automjetet për të transportuar ilegalisht drogë nga Shqipëria në Itali. Ndërsa në aktivitetin e prostitucionit grupet shqitpare pasi ushtrojnë dhunë fizike e psikologjike në viktimat e tyre kanë si tendencë t’i shesin më pas ato grupeve të tjera kryesisht ato rumune. Në krimet kundër pasurisë grupet kriminale shqiptare kryejnë zakonisht vjedhje automjetesh e vilash. /Voa/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet