Rama, Tsipras  dhe “kolotumba”

Publikuar më 25. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Nga Pirro Naçi

Të gjithë ata që përçmonin dhe ironizoni Tsiprën i cili thoshte se do të ndryshonte  evropën tani kanë mbetur me gojë të hapur. Çfarë të thonë, kur njëri pas tjetrit e kanë imituar në “kolotumbën” e tij të famshme. Ai e prezantoi dhe pagëzoi këtë emër me veprimet që mori, siç bëri Aristoteli me filozofinë, Euklidi me gjeometrinë dhe Fidia me skulpturën e epokës klasike. Kolotumba nga greqishtja do të thotë rrotullimi i trupit me kokën poshtë dhe me këmbët lart.Një shprehje pothuajse jo e pa ditur në fjalorin tonë të  përditshëm. E përdorim më shumë në huazimin italian, me fjalën salto. Por nga italishtja nuk do ta ribursojmë të plotë kuptimin figurativ të fjalës që ka të bëjë me anullimin apo mohimin e pikëpamjeve apo pozicionit, fillestar apo orgjinal. Në fjalorin politik të Bashkimit Evropian  ka zënë  vend qysh në marsin e vitit 2015-të kur qeveria  Tsipras pranoi  memorandumin e tretë pas gjashtë muajve të retorikës së ashpër anti- memoriale. Aleksis Tsipras e bëri këtë fjalë  të famshme pasi e udhëhoqi vendin në një referendum  ndaj projekteve të Komisionit Europian dhe FMN-së.

Megjithëse shumica votoi “Jo”-në, ai bëri të kundërtën duke kërkuar një paketë të tretë ndihme. Belbëzohet shpesh herë në koridoret e Komisionit Evropian me një theks disi të huaj nga orgjinali, kur ata duan të karakterizojnë se dikush ka  bërë ndryshim të plotë nga ajo kishte mbrojtur. Pak kohë më parë spanjollja  “EL Pais” konfirmonte këtë risi pasi duket se termi është bërë i njohur dhe po zbatohet shumë mirë edhe në Kataloni. (Kolotumba es uno concepto politico griego). Të martën parlamenti  mbështeti pavarësinë dhe pak më vonë kryeministri (C P)  tha se ky ishte një “vendim simbolik”. “Financial Time” duke komentuar një simpozium greko-britanik të organizuar kohët e fundit, pjesëmarësit përfunduan debati në se Londra do të bëjë  “kolotumbën” për të shmangur Brexit e vështirë. Megjithëse pikëpamjet për  Brexit ndryshojnë vazhdimisht, është e sigurtë se skema politike gerke i ka dhënë “ndriçime leksikore” fjalorit europian. Gjuha greke akoma mahnit! Pas Europës rradhën me sa duket e ka Ballkani. Një term ndoshta jo aq i vështirë se sa  në Europë  për aplikimin  e “transplantit” në politikën  e “kolotumbës”.

Ballkani, një nga zonat më të nxehta dhe me mjaft probleme është jo vetëm njohës i mire, por mund të themi edhe një protagonist i denjë i këtij  lloj “sporti”,  që më shumë i shkon për shtat klasës elitare politike,  e cila mbart  “çerifikimin” e shumë dështimeve sidomos në fushën e diplomacisë. Brenda këtij konteksi nuk përjashtohet as edhe një nga këto vende. As Shqipëria as edhe Greqia. Tsipras dhe Rama vitet e fundit janë takuar shumë pak, sidomos gjatë takimeve ndërkombëtare, pothuajse në “këmbë”. Problematika  midis vendeve shumë e madhe, ato jo vetëm nuk kanë gjetur zgjidhje por nuk kanë edhe të sosur. Retorika konfliktuale  ka qëndruar mbi rëndësinë strategjike të mardhënieve, mbi rolin e miqësisë mes dy popujve, mbi stabilitetin dhe integrimin europin. Problmatika e tashme por edhe ajo e së kaluarës  shpesh herë  vitet e fundit nuk ka bërë të mundëshme që ti zgjidhin ato, por i kanë futur të dy vendet në aventura të pa dobishme.

Ndoshta  në të dy vendet janë “lodhur” me këto praktika dhe e kanë marë  “seriozisht” zgjidhjen e tyre. Konkluzion  formësohet nga takimet e pak ditëve dhe muajve më parë nga Ministrart e Jashtëm të të dy vendeve.  Në takimin e fundit të dy Kryeministra përsëritën ato çka kishin thënë në një takim të mëpërparshëm, të radhës, dhe në “këmbë”. Si parantezë, Tsipras u interesua qysh në fillimtë të takimit të informohej për aftësitë e Kryeministrit Shqipëtar në fushën e aktivitetit sportiv . Shpjegimet ishin shumë të sinqerta, lojtar i Dinamos ,i ekipit kombëtar dhe asnjë ndeshje me përfaqësuesen e Greqisë…!!!  Kjo ndoshta mund të kishte një domethënie shumë “interesante” që as kush nuk e mori “seriozisht”… Vetëm Tsipras. Në ËEF që mbahet në Zvicër  Rama le ta marrë seriozisht  dhe ta  pyesë kryeministrin Tsipras për  “aftësitë” e tij dhe përvojën në sportin e “kolotumbës”. Nuk i dihet… Në  Kretë dhe në Korçë ministrat e jashtëm “kërcyen” Zorbanë dhe “kënduan”   serenatat e shtatë brezave,  si një hymn nostalgjik për zgjidhjen e mjaft problemeve në fushën e diplomacisë.

Trajtimi i mardhënieve Shqiptaro-Greke  i “promovuar” si një problem shumë i vështirë  mban fortë  të lidhura  paragjikime  të ngulitura dhe të institucionalizuara, shpesh monopartiake të cilat kanë vendosur të  dy vendet për shumë  vite larg konteksit dhe rrugës  evropiane. Greqia  dhe Shqipëria, Tsipras dhe Rama, kanë në dorë një mundësi të vetme; – Do të shikojnë të ardhmen drejt e në sy, apo do ti shkelin njërin sy të së kaluarës? Në Davos ku temperaturat kanë rrënë disa gradë nën zero, Rama dhe Tsipras do të bëjnë një përpjekje për të shkrirë akujt dhe për të hedhur bazat për  zgjidhjen e  problemeve  të mbarsura  ndër vite midis të dy vendeve.  Shpresojmë që ky takim të mos ngjajë me një  “Great Match”  ku sejcili të  mundohet të marë sa më shumë “rebounds”(rimpaount) apo të bëjë  “kolotumbën” e  radhës.