Rama thotë se duhet shkarkuar kreu i KQZ dhe kryetari i Mallakastrës

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Maxhoranca ka nisur një betejë të ashpër për të shkarkuar kreun e KQZ-së. Kjo për shkak se kreu i KQZ është votuar dhe më tej vendosur në post me vota në konsensus me opozitën.

Vendimin e ka bërë sot publik Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Duket se fatin e Klement Zgurit do e ketë edhe numri një i Bashkisë Mallakastër, të cilit KQZ nuk vendosi t’ia heqë mandatin, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

/D.Xh/