Rama për Mark Markun: Si mund të çohet profesori, të thotë s’kemi shkumësa

Duke përmendur ankesat që bëri pedagogu UT, Mark Marku për mungesën e shkumësave dhe fshirëseve për dërrasat e zeza në klasa, kryeministri Rama e krahasoi atë me të përmbyturit që ndërtojnë shtëpinë pa leje dhe pastaj ankohen nga shteti.

Deklaratat e Ramës u bënë gjatë një takimi me pedagogët e Universitetit të Tiranës, ku ai shprehu vendosmërinë për të vijuar rrugën e nisur, ndonëse pedagogët paralajmëruan grevë të përgjithshme nëse s’plotësohen kërkesat.

“Si mund të çohet një profesor e të thotë, “S’kemi shkumësa, e ka fajin ligji”. Ç’është kjo! Deri ku mund të shkojë absurdi televiziv? Ç’është kjo?
Nga ana tjetër ne jemi të hapur për kritikën, të jemi mbështetës për rolin tonë, që nuk është udhëheqës dhe as vendimmmarrës. Ne financojmë dhe monitorojmë kriteret dhe zbatueshmërinë, që është standard për të gjithë ata që çojnë fëmijët në universitet. Këtu u bë si ato, që ndërtojnë shtëpinë në lumë dhe pastaj kur të merr lumi, thua: Ku është shteti?” tha Rama duke iu referuar pedagogut Mark Marku.

Të tjera

Abissnet