Rama nuk e kursen ironinë me rektorin: Trego çfarë keni me qeverinë për bukën e gojës

Dekanë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës ngritën sot shqetësimet e tyre ndodhen si pasojë e zbatimit të procesit të autonomisë, në një takim me kryeministrin Rama në Kryeministri.

Sipas tyre, deri më tani kanë hasur bllokim në punën e tyre, nga disa persona që merren me administrimin.

Që në nisje të fjalës së tij, Rektori Mynyr Koni bëri një sqarim lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, duke saktësuar se ai në reagimin e tij për vonesën e pagave të pedagogëve, nuk e ka përmendur “bukën e gojës”. “Urdhëro, merre fjalën e trego çfarë keni me qeverinë për bukën e gojës”, tha me ironi kryeministri. Por Rektori Koni u shpreh: “Nuk e kam përmendur unë ‘bukën e gojës’ në reagimin tim.

Debatet

Mynyr Koni: Jam ndeshur në një situatë bllokuese nga ana e administratorit. Është krijuar një situatë e rëndë në lidhje me situatën e punonjësve të Rektoratit të UT-së, gjë për të cilën kam njoftuar edhe ministren e Arsimit. Javën e ardhshme ne fillojmë promovimin e programit të maturantëve, por më ka ardhur përgjigjja, ‘s’kam mundësi, realizoje me mundësitë e tua’. Po kështu kemi ngritur edhe çështjen e punonjësve të Rektoratit, për këtë i jam drejtuar edhe bordit, por nuk kam marrë zgjidhjen e duhur.

Kryeministri Rama: Tani, ndërrim bravash unë kisha dëgjuar në federatën e mundjes paska ndodh edhe në universitet… kush e ka zgjedh bordin? Senati. Varet nga senati se keni shumicën, se po të ishte ndryshe, si në universitetet e tjera ku nuk ka probleme të tilla, atëherë do thoshim pyesim shumicën si është puna. Shumicën e keni ju.

Rektori Koni: Senati ka autonomi…

Kryeministri Rama: Një minutë, e kuptoj janë autonomë por s’janë shtet më vete. Senati, ka të drejtën t’i thërrasë e t’i dëgjojë. Parlamenti ka të drejtën të thërrasë e të dëgjojë këdo.

Rektori Koni: Po senati është i ndarë.

Kryeministri Rama: Këto janë çështje të demokracisë i dashur profesor, shyqyr që është i ndarë senati. Ku hyn qeveria te brava? Këto janë punë senati…

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet