“Rama ka prirje artisikte”, ironia e zyrtarit gjerman: Prishja e Teatrit Kombëtar ngre shumë pikëpyetje

Raportuesi i CDU/CSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut, Christian Schmidt, ka deklaruar se procedura administrative dhe juridike e përdorur për prishjen e Teatrit Kombëtar shtron shumë pyetje.

“Unë do të doja të kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin e së drejtës përpara fillimit të negociatave për anëtarësim në BE”, tha Schmidt.

“Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi Rama, mendova se ruajtja e Teatrit Kombëtar, dhe mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishte një shqetësim i madh për të” – përfundoi ai.

Më herët ishte edhe nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul i cili theksoi se me prishjen e Teatrit Kombëtar, kolegët e tij kanë pasur të drejtë për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet