“Rama ik”, Durrësi pret kryeministrin me protesta

Qindra demokratë durrsakë janë mbledhur para selisë lokale të PD-së nën thirrjet “Rama ik”. Me vuvuzela dhe shumë parulla në duar “S’ka zgjedhje pa opozitën”, “Zgjedhje të lira” etj, ata kanë bllokuar për disa minuta rrugën “Egnatia”. Mes makinave të bllokuara në trafik, para selisë së PD-së ishte dhe ajo e prefektit të Durrësit Roland Nasto, që po udhëtonte për të marrë pjesë në takimin elektoral të Ramës në sheshin “Liria”. Në protestën para selisë së PD-së ishin edhe ish-deputetët Oerd Bylykbashi e Fatbardha Kadiu, krerët e degës lokale, kreu i PAA-së, Agron Duka etj. Demokratët e Durrësit u zhvendosën nga selia e PD-së drejt sheshit “Liria”. Por gardhi i FNSH-së nuk i ka lejuar të futen në sheshin ku mbajti takimin kryeministri Rama. “Rama ik”, “Rama ik” ishin thirrjet, para gardhit policor.

Në momentin kur nisi takimi elektoral i Ramës, situata ka agravuar edhe më tej, ku qindra protestues, kanë ‘pushtuar’ rrugët e këtij qyteti ku me pankarta në duar kundër qeverisë thërrasin “Rama ik” të cilët janë përplasur me forca e rendit dhe ati speciale. Protestuesit në mënyrë të vazhdueshme kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.

Ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Ferdinand Xhaferri deklaruan se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor dhe se qytetarët janë të vendosur, sipas tyre për të mos lejuar instalimin e diktaturës në vend. Ndërkohë, si në çdo takim tjetër elektoral që ka bërë Rama kohët e fundit nëpër qytete të ndryshme të vendit, edhe në Durrës janë marrë masa të shumta sigurie për mbarëvajtjen e këtij takimi. Kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe Policisë së Shtetit në qytetet ku Rama ka zhvilluar takime elektorale, ku ai i Shkodrës ishte nga më të vështirët për kryeministrin. Njëkohësisht, ky veprim vjen edhe në një kohë kur opozita e bashkuar, pas protestës së 21 Qershorit ka marrë vendimin se kudo që të jetë kryeministri do t’i bllokohen rrugët..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet