“Rama është i humbur, të dorëhiqet sa më parë! Ja çfarë i tha Merkeli”

Publikuar më 05. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela shkruan në një status në “Facebook” se kancelarja gjermane Angela Merkel i ka përsëritur Ramës deklaratat e rrepta të ambasadorit amerikan Donald Lu.

Ngjela thekson se Rama është i humbur dhe i bën thirrje që nëse dëshiron të shpëtojë partinë që drejton, duhet të japë dorëheqjen sa më parë.

Statusi i plotë

Politika e lartë gjermane deklaron: kryeministri shqiptar Rama dhe të tjerët në Shqiperi nuk e dëshirojnë këtë sistem dhe nuk duan ta ndërtojnë.
Të gjithë ato që tha ambasadori Donald Lu para tre ditësh, ia ka thënë Ramës me ton të rreptë kancelarja gjermane Angela Merkel herën e fundit kur ky ishte në Berlin.
Po pse rrinë ende në drejtim këta ordinerë që e vetmja gjë që bëjnë është përvetësimi i vlerave monetare dhe materiale të Shqipërisë dhe të shqiptarëve?
Sot dëgjuan dhe zëvendësekretarin e Departamentit të Shtetit: foli njëlloj si Donald Lu.

E shihni si janë katandisur trimat që kanë vjedhur shqiptarët?
Rama, Berisha dhe Basha kanë frikë të shfaqin hapur një marrëveshje të fëlligësht. (!)
Pyetja është: nga kush kanë frikë?
Sigurisht nga politika amerikane. Po, pse janë kaq të lehtë nga memdja: derisa kanë frkë nga amerikanët që të shpallin një marrëveshje; nuk e mendojnë dot që e kanë edhe më të frikshme që të ndërmarrin bashkë një një akt antiamerikan?
Po nuk është vetëm politika amerikane e hedhur në sulm moral me fakte kundër tyre, por edhe politika gjermane.
“Ku shkoni o të mjerë? Pse rendin me vrap për t’u vrarë?” – Kështu do t’i u këndonte Homeri; sepse janë duke shkuar vetë drejt vetëasgjësimit.
Po, ku t’i gjejë mendtë Ramë ziu! Në treg nuk ka.
Kurse Saliu nuk para beson, po i ka hipur vagonit të Ramës që ta nxjerrë diku jashtë rrezikut; se ka hallin e fëmijëve.
E shihni si iu është katandisur Saliu, kampioni fallso i antikomunizmit! Një i korruptuar ordiner që, pasi ka dashur të shkatërrojë Shqipërinë dhe shqiptarët, e gjeti veten në vetëshktërrim me gjithë familjen e tij.

Dhe tani Saliu na e paska shpresën të Rama.
Hajde Sali, hajde! Po, pse o derëzi, me atletët e Ramës do kalosh male dhe dete ti?
Po Rama?
Është i humbur. Do vazhdojë të fryhet edhe më në fytyrë, se e ka nga frika, dhe pastaj do qetësohet e do të shtrohet.
Nëse do që ta shpëtojë partinë që drejton, duhet të japë dorëheqjen sa më parë.