Rama e pranon para mediave që ofendoi Berishën, ja si justifikohet

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se ka ofenduar ish-kreun e qeverisë Sali Berisha me fjalët “ky ka rrjedhur” duke thënë se e ka bërë këtë gjë “nëpër dhëmbë”.

Prononcimi i Ramës për mediat u bë pas ndërprerjes për herë të dytë të seancës së Kuvendit.

Opozita kërkoi përjashtimin me 10 ditë të Ramës nga Kuvendi për shkak të fyerjeve ndaj Sali Berishës. Megjithatë kjo kërkesë është rrëzuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili tha se përjashtimi nuk është konform rregullores.