Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Presidencë, ja arsyeja e largimit të Ramës

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë kombëtare në Presidencë, mbledhje e cila ishte parashikuar rreth dy javë më parë.

Në këtë takim ishin të pranishëm kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dhe presidenti Ilir Meta.

Nuk kanë munguar edhe anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe po ashtu të pranishëm janë edhe Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka si dhe Helidon Bendo.

Mësohet se Rama ka qëndruar për 50 minuta në takim dhe më pas është larguar nga salla.

Kryeministri u largua më herët, pak para orës 17:00, për shkak se do udhëtojë drejt Sofjes për të marrë pjesë në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, ku do diskutohet për të ardhmen e këtyre vendeve në proces integrimi për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Ndërkaq, në orën 18:30 ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pritet të dalë në një konferencë për media, ku do t’u përgjigjet akuzave të PD-së mbi vëllain e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet