Rama-Basha/ Sot akuzojnë njëri-tjetrin, një vit më parë shtrëngonin duart

Klima mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës është sot e tensionuar pas akuzave të PD-së për vëllain e Agron Xhafës, pas daljes së audio-përgjimit dhe rrëfimit të dëshmitarit X lidhur me trafikun e drogës.

Por një vit më parë, pikërisht në 17 maj, Rama dhe Basha shtrënguan duart në shenjë simbolike për arritjen e një marrëveshjeje politike parazgjedhore.

Por sot, një vit më pas duket se marrëdhëniet politike mes tyre dhe partive që përfaqësojnë janë plotësisht në krizë.

Pakti që i dha fund protestës opozitare dhe e nxori nga çadra, parashikonte krijimin e një qeverie me 6 ministra teknikë dhe një zëvendëskryeministër, për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Megjithatë duket se pakti nuk solli rezultatet e pritshme për selinë blu, e cila i kontestoi zgjedhjet. Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e PD-së Basha tha për herë të parë se marrëveshja ishte e detyruar nga jashtë duke u kërkuar ndjesë demokratëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet