Radhë të gjata në Kakavijë, lejohet kalimi vetëm me dokumente greke dhe…

Publikuar më 04. 11. 2017 nga Elidona Syla

Që prej mbrëmjes së djeshme e deri mëngjesin e sotëm, plot shtatë orë, asnjë person që nuk ishte shtetas i Bashkimit Europian, nuk ka mundur të kalojë kufirin në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të një problemi të palës greke.

Bëhet e ditur se radha e gjatë e makinave dhe autobusëve nisi nga ora 00:00 dhe ka zgjatur deri në orën 7:00 të mëngjesit. Lidhur me këtë ngjarje, policia kufitare greke tha se kishte pasur probleme me kontrollin e dokumenteve. Pas orës 7, puna rinisi si zakonisht.