Racizmi ndaj Anglisë, shpërthen në lot legjenda e futbollit bullgar (VIDEO)

Legjenda e futbollit bullgar, fitues i “Topi të Artë”, Hristo Stoichkov, ka shpërthyer në lot ndërsa fliste për rastin e të racizmit gjatë ndeshjes Bullgari-Angli.

Ish-lojtari i Barcelonës nuk i justifikoi tifozët e vendit të tij, por ndërsa komentonte episodin tha: “Kjo situatë më shkakton lot dhe trishtim. Zgjidhja? Braktisni fushën, ose më shumë, dërgojini larg stadiumeve këto tifozë për pesë vite, pa mundur të marrin pjesë në gara ndërkombëtare dhe për klubet. Njerëzit në Bullgari nuk e meritojnë të vuajnë në këtë mënyrë për shkak të atyre”.

Duke marrë parasysh akuzat ndaj Bullgarisë Stoichkov u shfaq shumë i mërzitur dhe pesimist. Pasi shpalosi mendimet e tij rreth rastit, shikimi i tij mbeti i fiksuar dhe zëri po i dridhej teksa nuk i mbajti dot as lotët. /E.SH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet