Ra nga kati i 6-të i pallatit, ja gjendja shëndetësore e portierit (Foto)

Pak ditë më parë portieri i ekipit të Partizanit ra nga kati i 6-të i një pallati. Ndërsa ekipi ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku jep një njoftim rreth gjendjes shëndetësore të Aldo Teqja.

Sipas njoftimit të bërë nga Partizani, thuhet se i riu është drejt përmirësimit dhe shumë shpejt pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës.

Gjithashtu njoftimi është shoqëruar edhe me foto. Siç shihet gjendja e portierit është përmirësuar goxha, pasi ai është ngritur edhe nga shtrati.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjesëtari i skuadrës pritet të lër ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”-shkruhet në njoftimin e bërë nga ekipi në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet