Qytetet kanë filluar të marrin frymë lirshëm, koronavirusi pastron ajrin e Evropës

Koronavirusi ka marrë mijëra jetë njerëzish në mbarë botën deri më tani, por ka pasur një impakt pozitiv në pastrimin e ajrit. Për shkak të marrjes së masave kufizuese në ndalimin e qarkullimit të makinave, transportit publik, është vënë re një ulje në ndotjen e ajrit në disa qytete evropiane.

Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) ka vënë re një rënie drastike të ndotësve të ajrit në qytetet më të mëdha të Evropës. EEA ka zbuluar se ka një ulje të madhe në përqendrimin e dioksidit të azotit, kryesisht për shkak të kufizimit të trafikut në këto qytete, që prej javësh janë nën izolim total.

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka bërë të ditur se ndotja është sa gjysma e vitit të shkuar në disa prej qyteteve evropiane. Javën e kaluar rëniet më të mëdha të ndotjes u vunë re në Barcelonë me 55% më pak ndotje, Lisbon me 51% dhe Bergamo me 47%. Në bazë të vëzhgimeve të kryera është vënë re se në rajonin më të prekur nga koronavirusi në Itali, Bergamo, ka pasur një rënie të vazhdueshme të NO2 gjatë katër javëve të fundit. Përqëndrimi mesatar i dioksidit të azotit nga 16-22 marsi ishte 47% më i ulët në krahasim me të njëjtën javë në 2019-tën.

“Të dhënat e EEA tregojnë një pasqyrim të saktë të rënies së ndotjes së ajrit, veçanërisht për shkak të kufizimit të trafikut në qytete. Sidoqoftë, adresimi i problemeve afatgjata të cilësisë së ajrit kërkojnë politika ambicioze dhe investime në të ardhmen. Si e tillë, kriza aktuale dhe ndikimet e saj të shumta në shoqërinë tonë po punojnë kundër asaj që ne po përpiqemi të arrijmë, që është një tranzicion i mirë menaxhuar përkundrejt një shoqërie elastike dhe të qëndrueshme”, ka thënë drejtori ekzekutiv i EEA, Hans Bruyninckx.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet