
Një qytetare ka denoncuar, përmes bisedave në Whatsapp, se drejtori i një institucioni që abuzon shumë me tenderat, i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Siç mund ta lexoni nga bisedat e mëposhtme, drejtori, i ka premtuar vendin e punës Enit, prej disa kohësh, por pavarësisht se kan kaluar javë të tëra, ai nuk e ka mbajtur premtimin. Në bisedat e Whatsapp-it, qytetares i bëhet ftesa për në një shtëpi me qira ditore, ku ajo dhe drejtori të hanë sushi, por Eni nuk pranon. Drejtori fillon të shfrenojë edhe më tej imagjinatën, duke çuar në mendje gjuhën dhe trupin, të cilat janë më të lirshme natën. Në fund të bisedës, qytetarja denoncuese, i drejtohet drejtorit, se mund t’i japë para, por seksin që ai po kërkon, kurrë.
Mendohet se këto mesazhe kanë shkuar shumë më lart se institucioni që drejton ‘qejfliu’ rilindas dhe së fundmi pritet që ky drejtor të japë dorëheqjen. Gjithashtu, burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se, drejtori rilindas, në ambientet e punës, nuk po thërritet më në emër, por si Mr. Sushi, ushqimi që ai ofron para seksit, për një vend pune. Tani, të shohim se cili drejtor do e japë dorëheqjen këto ditë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply