Qytetarët thyejnë postbllokun te Parku i Liqenit, përplasje me policinë (VIDEO)

Qytetarë të Tiranës po protestojnë mbasditen e sotme në lidhje me bllokimin nga qeveria të Parkut të Liqenit Artificial. Në hyrje të liqenit ata janë përblallur me një postbllok nga policia bashkiake, por e kanë thyer dhe kanë vijuar protestën.

Shoqëria civile po kundërshton kështu masat e marra nga qeveria për mbylljen e fundjavës për shkak të pandemisë. Momentet janë bërë publike nga pedagogu Erion Kristo në një video live në Facebook.

Ky i fundit i ka bërë thirrje qytetarëve të mos presin duke ju drejtuar “ore akoma prisni te Covid-i ju?” Ndërsa në video dëgjohen qytetarët të cilët thonë:”po na marrin ajrin”. Po me këtë slogan qytetarët kanë përgatitur edhe pankarta.

Pedagogu është shprehur: “Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë nuk dal nga liqeni, mos gënjeni, mashtrusa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhunuar mua”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet