Qeveria tallet me pensionistët, u shton nga 300 lekë

QEVERIA MIRATON VENDIMIN PËR INDEKSIMIN E PENSIONEVE ME 2.8 PËR QIND NGA DATA 1 KORRIK

Kategoritë që përfitojnë shtesë dhe kufijtë minimalë dhe maksimalë sipas profesionit dhe llojit të pensionit

Nga 1 korriku, 665 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë rritje të pensioneve mujore. Qeveria ka miratuar vendimin për indeksimin e tyre, i cili në fakt vjen si detyrim i përvitshëm, e që reflektohet nga rritja e çmimeve, ose inflacioni. Sipas vendimit, në dispozicion të të moshuarve do të jenë 1.5 miliardë lekë që do të përballohen nga Fondi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ndërsa rritja përllogaritet në masën 2.8. për qind. Sipas vendimit të qeverisë, përfitues janë ata persona që kanë dalë në pension në vitet 1993-1996, të cilët kanë pasur pensione të asaj kohe, 5% më të ulëta se pensionet e tjera, do të vlerësohen po ashtu edhe pensionet për vjetërsi shërbimi për ish-ushtarakët, ndërsa në skemë do të përfshihen edhe punonjësit e nëntokës.

Kategoritë

Së pari, përfitojnë pensionistët në pension të plotë pleqërie, të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe e kanë përfituar pensionin për herë të parë në harkun kohor 1.10.1993 deri në 31.12.1996. Së dyti, do të përfitojnë rritje të masës së pensionit të pleqërisë, punonjësit e nëntokës dhe gratë e punësuara në arsim dhe kulturë, të cilët përfituan pension të parakohshëm në harkun kohor 1.10.1993 deri në 31.12.1996, sipas dispozitave të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por vetëm qipërisë”, të ndryshuar, deri në datën 30.9.1993, të cilët, kanë plotësuar moshën për pension të plotë në periudha të mëvonshme dhe iu është rivlerësuar masa e pensionit nga 60% në 70% të pagës mesatare.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, , si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1 korrik 2018 nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj dhe më shumë se 26 757 lekë në muaj. Ndërkohë shtesë mujore do të marrin edhe invalidët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar. Me rritje sipas vendimit të qeverisë shkojnë edhe pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu indeksimi prek edhe familjet e pilotëve fluturues që kanë humbur jetën në detyrë. Nga 1 korriku, edhe efektivët, oficerët, nënoficerë, lundruesit e nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension do të marrin shtesën.

KUFIRI MINIMAL DHE MAKSIMAL

Pensione invaliditeti, familjare dhe pensionet e minatorëve pas 2015-s – 13 378 deri në 26 757 lekë Pensione invaliditeti, familjare dhe pensionet e minatorëve para 2015-s – 9161 deri në 13 378 lekë Pensionet e fshatit dhe kompensimi i të ardhurave minimale – nga 9851 lekë deri në 15 028 lekë Indeksim për personat që do të përfitojnë pensione të parakohshme – shuma e pensionit plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 15 028 lekë. Pensionet e qytetit para vitit 2015 – 15 528 lekë deri në 27 257 lekë në muaj, Pensionet e fshatit para vitit 2015 – 10 051 deri në 15 528 lekë në muaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet