×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qeveria shpall 3 ditë zie, si ndodhi masakra më e rëndë në historinë e Malit të Zi me 11 të vrarë dhe 6 të plagosur

Vuk Boriloviç nga Cetinja dje ka vrarë 11 bashkëqytetarë dhe ka plagosur gjashtë në qendër të Prijestonicës. Autoritetet thonë se ende po përcaktojnë pse 34-vjeçari vendosi të kryejë atë “akt të urryer” dhe bën thirrje për solidaritet me familjet e viktimave. Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë e ndodhur. Në përputhje me vendimin e qeverisë, ditët e zisë janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, përkatësisht datat 13, 14 dhe 15 gusht 2022.

Me rastin e zisë treditore, Qeveria njoftoi se flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe publike. Në përputhje me vendimin, në ditën e zisë nuk do të mbahen programe kulturore dhe argëtuese në vende publike dhe nuk do të transmetohet muzika në objektet hotelierike. Mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara që përmbajtjen e tyre programore t’i përshtatin përkujtimit të ditës së zisë.

“Me rastin e një ngjarje tragjike të paregjistruar, e cila ka rezultuar me humbjen e jetës së qytetarëve malazezë, Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e tri ditëve zie në territorin e gjithë shtetit të Malit të Zi”, thuhet në vendim.

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq tha se e gjithë udhëheqja e Drejtorisë së Policisë aktualisht ndodhet në Cetinje dhe se të gjitha segmentet e krimit të mbrëmshëm, përfshirë likuidimin e vrasësit, janë duke u hetuar rastin e humbjes së 11 jetëve. Ai tha se nuk ka informacion për bashkëqytetarin që vrau autorin e këtij krimi.

“Zbardhja e gjithçkaje që ka ndodhur është në vazhdim e sipër, nuk mund të japim informacion të parakohshëm. Besojmë se policia do të bëjë gjithçka në mënyrë profesionale, nëse do të rezultojë se ka pasur disa lëshime gjatë aksionit të policisë, do të bëhet publike”, tha ai, duke shtuar se nuk do të paragjykojë askënd.

Ai po ashtu ka shtuar se sipas informacioneve që ka, polici i plagosur ka tentuar ta ndalë vrasësin dhe me atë rast ka marrë lëndime në pjesën e kokës dhe shpatullës, raporton rtcg.

“A mund të kishte reaguar ndryshe, mbetet për t’u parë. Le të tregojmë unitet në këto momente të vështira”, tha ministri.

Ndërkohë, kryeministri Dritan Abazoviq tha se incidenti në Cetinje ishte një tragjedi e paprecedentë dhe se Mali i Zi ka humbur shumë. “Të gjithë jemi të tronditur, kërkojmë nga qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e të vdekurve, të plagosurit, disa prej të cilëve fatmirësisht janë jashtë rrezikut, u dëshirojë shërim të shpejtë”, tha ai. Abazoviq theksoi se MPB-ja dhe Spitali i Cetinjes janë të gatshëm për çdo lloj mbështetje.

Televizioni publik i Malit të Zi – TVCG mëson nga burimet e saj brenda policisë se burri kishte shtënë me armë mbi civilët dhe zyrtarët policorë

Sipas informacioneve të këtij televizioni, 34-vjeçari qëlloi për vdekje të 11 persona, ku më pas ndërhyri policia duke e qëlluar autorin e sulmit për vdekje, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e qytetit Cetinje në Mal të Zi është bllokuar, e është shtuar prezenca policore dhe një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur rrugëve për të mësuar për fatin e më të dashurve të tyre. Nga dëshmitarët e rastit, thuhet se sulmuesi kishte shëtitur tërë lagjen dhe më pas kishte filluar të shtie mbi qytetarët që hasnin në të.

Mësohet se në mesin e gjashtë plagosurve është edhe një zyrtar policor, ndërsa mediat e Malit të Zi raportojnë se kishte ndodhur një konflikt që besohet se i kishte paraprirë këtij sulmi.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviq hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare. Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen”, thonë bashkëbiseduesit e Vijesti nga Drejtoria e Policisë. Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe plagosi gjashtë. Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar, Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun, 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviq, 37 vjeç, e më pas dajën e tij Goran Gjurishiq, 54 vjeç, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra, 52 vjeç dhe Danijela Radunoviq, 51 vjeç. Më pas Boriloviq, i armatosur me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij IJ dhe i tha atij të dilte jashtë. Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë, Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq , si dhe policin Ljubisha Maksimoviq , i cili po përpiqej ta neutralizonte.

Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv. Autoritetet nuk zbuluan detajet dhe motivet që e shtynë Boriloviqin të kryente aktin brutal. Drejtori i Administratës Policore (UP), Zoran Brđanin, ka njoftuar mbrëmë vonë se, sipas rrethanave të njohura, Boriloviqi rreth orës 15:30 ka vrarë viktimat e para – Martinoviqët:

“Ai qëlloi mbi një familje, anëtarët e së cilës qëndronin në banesat e shtëpisë së tij si qiramarrës në vendbanimin Medovina. Me atë rast, duke përdorur armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë, ai u ka marrë jetën dy fëmijëve, njëri prej tyre tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në një institucion mjekësor. Më pas ka dalë dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar mbi banorët e këtij vendbanimi, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë”.

Ai shpjegoi se nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur rëndë një polic.

“Për momentin nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë 34-vjeçarin të kryejë një akt kaq të shëmtuar, me ç’rast edhe ai vetë është privuar nga jeta. Theksoj se rrethanat e gjithë ngjarjes, përfshirë edhe humbjen e jetës së tij, janë ende duke u përcaktuar dhe opinioni për të gjitha detajet do të njoftohet përmes mediave. Gjithashtu dua të shpreh shpresën se kurrë më nuk do të jemi dëshmitarë të një tragjedie të tillë në Mal të Zi”, tha Brđanin, duke shtuar se ngushëllon familjet e viktimave dhe shpreson që të lënduarit të shërohen shpejt dhe me sukses.

Policët që kanë dalë në vendin e ngjarjes pas të shtënave të raportuara nuk kanë mundur t’i afrohen Boriloviqit për shkak se burri nga Cetinja ka hapur zjarr ndaj tyre. Ai ka qëlluar edhe në drejtim të ekipit të Ndihmës Mjekësore të Urgjencës, duke i penguar ata të ndihmojnë bashkëqytetarët e plagosur.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ai ka vrarë xhaxhain e tij teksa po mundohej të arsyetonte me të, duke i thënë “tani do të të shpjegoj se çfarë po bëj”.

Ndërsa policia po shkëmbente zjarr me Boriloviqin dhe pasi ai e plagosi njërin prej tyre, Maksimoviqin, Boriloviç dyshohet se është qëlluar me pistoletë nga një bashkëqytetar i NK-së, i cili po ashtu ka tentuar ta bindë që të dorëzohet. Mbrëmë, pas hetimeve, prokurorja e lartë kujdestare Andrijana Nastiq ka bërë të ditur se Boriloviqin e ka vrarë një bashkëqytetar, por nuk e ka treguar identitetin e tij. Sipas nenit 11 të Kodit Penal, vepra e kryer si mjet i fundit nuk është vepër penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë