Qeveria italiane “kërkon” kryeministër

Presidenti i Italisë Serxhio Matarela ka takuar dy liderë të partive populiste, pasi ata kanë rënë dakord për një marrëveshje mbi pjesën më të madhe të programit të tyre të koalicionit. Një element kyç që dy partitë Lëvizja Pesë Yjet dhe Lega Nord nuk e kanë vendosur është se kush do të bëhet kryeministër i vendit. Lugi Di Maio i Pesë Yjeve nuk e dëshiron këtë pozicion dhe madje as Mateo Salvini. Por dy personalitetet e politikës nuk e kanë vendosur se kush do të jetë kryeministri. Është detyra e presidentit të emërojë qeverinë dhe kryeministrin dhe ai u takua me dy udhëheqësit ndaras të hënën në pallatin presidencial, Quirinale. Ai po përpiqet t’i japë fund bllokimit që ka penguar politikën italiane që nga zgjedhjet e përgjithshme më 4 mars. Planet e shtrenjta ekonomike të partive mund të shkaktojnë përplasje me BE nëse kundërshtojnë marrëveshjet e mëparshme të qeverisë për të reduktuar deficitin buxhetor të Italisë. Të dy kanë kërkuar një rinegocim të rregullave fiskale të BE . Edhe z. Salvini në të kaluarën ka dënuar futjen e euros në shtetin e Italisë, duke thënë se është një gabim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet