×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qeveria e re evropiane, Hungaria merr portofolin e Zgjerimit

Ursula von der Leyen ka zbuluar zyrtarisht përbërjen e Komisionit të ri Evropian të ardhshëm, duke i dhënë portofolin e zgjerimit Hungarisë. Laszlo Trocsanyi do të pasojë zyrtarisht Johannes Hahn si Komisioner për Politikat e Zgjerimit, duke marrë kështu në dorë fatin e anëtarësimit të Ballkanit për katër vitet e ardhshme

Erjon Dervishi

Ursula von der Leyen ka zbuluar zyrtarisht përbërjen e Komisionit të ri Evropian të ardhshëm, duke i dhënë portofolin e zgjerimit Hungarisë. Laszlo Trocsanyi do të pasojë zyrtarisht Johannes Hahn si Komisioner për Politikat e Zgjerimit, duke marrë kështu në dorë fatin e anëtarësimit të Ballkanit për katër vitet e ardhshme. Eurodeputeti hungarez shërbeu si ministër Drejtësie në Budapest nga vitit 2014 deri në 2019-ën. Ai ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese të vendit dhe u bë një figurë mjaft e spikatur gjatë kohës që shërbeu si ambasadori Hungarisë në Belgjikë dhe Francë. Ai nuk është një anëtar i partisë qeverisëse të kryeministrit Viktor Orban, Fidesz, por kryesoi listën e kësaj partie në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Ai perceptohet si një figurë besnike ndaj kryeministrit Viktor Orban dhe një mbështetës i madh i Ballkanit dhe anëtarësimit të tij në BE. Përbërja e Komisionit të ri Evropian do të kenë nevojë për miratimin e Parlamenti Evropian për të filluar më pas mandatin në nëntor. Hungaria ka qenë shteti më i zëshëm kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së. Ajo është i vetmi vend i katërshes së Vinshengradit që kufizon Ballkanin dhe ndan një histori të përbashkët me vendet që dikur ishin pjesë e perandorisë Austro-Hungareze. Budapesti ka këmbëngulur se do të kryesojë kauzën e zgjerimit të BE-së dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Komisionit të ri. Së fundmi, ajo ka fajësuar Komisionin Evropian se po përpiqet të parandalojë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, duke mos lejuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapin negociatat. “Komisioni Evropian ka penguar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto gjatë një takimi me homologët e tij të BE-së. Szijjarto këmbënguli se “Hungaria dhe BE-ja kanë interesa ekonomike, strategjike dhe politike” për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por se unioni po bllokonte qëllimisht këtë perspektivë. “Është një hipokrizi. Të gjithë thonë se janë të përkushtuar, por kur bie është fjala për të marrë një vendim, ata nuk guxojnë të veprojnë,” tha ai në qershor kur u hap kapitulli i fundit i negociatave të Serbisë. “Zgjerimi do të ishte përgjigja më e mirë ndaj tensioneve ekzistuese në rajon. Ne në rajon e dimë saktësisht se sa e rëndësishme është paqja dhe qetësia në rajon”, tha Szijjarto.

A do të miratohet Trocsanyi nga Parlamenti Evropian?

Por sipas gazetës britanike “The Guardian”, Komisioneri hungarez përballet me “një udhëtim shumë të ashpër” në Parlamentin Evropian, pasi eurodeputetët paralajmëruan se shkeljet e qeverisë hungareze mbi sundimin e ligjit nuk mund të injorohet. “Si ministër i Drejtësisë, Trocsanyi është konsideruar si “arkitekti” i planeve për sistemin gjyqësor të Hungarisë, i kritikuar gjerësisht për kufizimin e kompetencave të gjyqësorit”, shkruan gazeta, duke theksuar se rekordi i Trocsanyi në qeverinë nacionaliste të Hungarisë pritet të ndërlikojë rrugën e tij drejt marrjes së këtij portofoli. “Si ministër i drejtësisë, Trocsanyi prezantoi një seri ligjesh që shkaktuan konflikte juridike me Komisionin Europian. Ai mbikëqyri ligjet që miratonin ndjekjen penale ndaj OJQ-ve që ndihmonin refugjatët dhe ligjet që detyruan universitetin e filantropit Xhorxh Soros në Budapest të mbyllte dyert”, thekson “The Guardian”. Emërtimi i tij është cilësuar gjerësisht si provë e parë për presidenten e re të Komisionit që vjen, Ursula von der Leyen. Eurodeputetja holandeze Sophie Veld është shprehur si zgjedhja e tij nga Orban kishte si qëllim “provokimin e BE-së”. “Duke pasur parasysh rekordin e kësaj qeverie dhe këtij ministri, nuk besoj se ai do ta marrë miratimin në Parlamentin Evropian”, tha ajo duke iu referuar vlerave themelore të BE për sundimin e ligjit. Komisionerët e BE-së nuk kanë për qëllim të përfaqësojnë qeveritë e tyre, por shpesh luajnë një rol joformal për promovimin e qasjeve kombëtare në Bruksel. Eurodeputetja gjermane Birgit Sippel tha se ajo nuk ishte “e lumtur” për këtë zgjedhje, duke shtuar se marrja e portofolit të politikës së jashtme dhe zgjerimit nga Hungaria do të ishte një problem. “Nuk do të ishte ide e mirë t’i jepje atij një profil mbi emigracionin apo çështjet e zgjerimit”, tha ajo. Komisioni Von der Leyen mund të marrë detyrën vetëm nëse të gjithë komisionerët të marrin miratimin e eurodeputetëve të PE-së. Zakonisht një ose dy komisionerë refuzohen nga parlamenti, pasi eurodeputetët kërkojnë të ushtrojnë fuqinë e tyre.

Por cila është përbërja e Komisionit të ri Europian?

Greqi, Margaritis Schinas, nënkryetari i jetesës evropiane

Detyrat e komisionarit grek do të përfshijnë çështjet e emigracionit. Schinas ishte anëtar i Parlamentit Europian midis viteve 2007 dhe 2009 dhe pjesë e Demokracinë e Re. Ai është i martuar me Mercedes Alvargonzález, një zyrtare e lartë e Parlamentit Europian, duke bërë që të cilësohet shpesh si “burokrat” i BE-së.

Italia- Paolo Gentiloni, portofoli i Ekonomisë

Për këtë portofol u përmendën disa emra nga Mario Draghi dhe e deri tek Federica Mogherini dhe kryeministri italian Giuseppe Conte. Pasi votuesit e Lëvizjes Pesë Yje i dhanë bekimet e tyre qeverisë së re italiane, Conte zgjodhi i-kryeministrin Paolo Gentiloni për të përfaqësuar Italinë në Komisionin Evropian.

Holanda- Frans Timmermans , nënkryetar Ekzekutiv për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane

Timmermand humbi garën kundër Von der Leyen por kjo nuk do të thotë që nuk do jetë pjesë e e Komisionit Europian. I njohur për pikëpamjet feministe, ish- ministri i Jashtëm holandez ishte krahu i djathtë i Jean-Claude Juncker. Të dy gjyshërit e tij ishin minatorë. Ai ka katër fëmijë dhe është një kundërshat i aspër i përdorimit të qeseve plastike.

Spanja-Josep Borrell , Përfaqësues i Lartë

Borrell do të zëvendësojë Federica Mohgerinit, Emërtimi i tij nuk është pa polemikë, sidoqoftë, duke marrë parasysh gabimet e tij të mëparshme diplomatike, çështjen Katalanase dhe mosnjohjen e Kosovës. Suesi, Ylva Johansson, portofoli i Cështjeve të Brendshme Ish-ministrja suedeze kishte marrë përsipër disa detyra nga Komisioneri aktual Grek, Dimitris Avramopoulos.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Boris Johnson thotë se vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme

Boris Johnson thotë se vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme

Publikuar më 18.09.2020
Qeveria Britanike po mendon për kufizime më të rrepta të kor...

Qeveria Britanike po mendon për kufizime më të rrepta të koronavirusit për të trajtuar valën e dytë “absolutisht të pashmangshme”, tha të premten Kryeministri Boris Johnson. Duke folur gjatë një vizite në vendin ku po ndërtohet Qendra e Inovacionit për Prodhimin e Vaksinave pranë Oksfordit, Johnson pranoi se vendi tani po përballej me një valë […]

Lexo më shumë

Rama shkarkon francezin që i mbrojti paketën ‘antishpifje’, propozon Ditmir Bushatin për në OSBE

Rama shkarkon francezin që i mbrojti paketën ‘antishpifje’, propozon Ditmir Bushatin për në OSBE

Publikuar më 18.09.2020
Ndërsa në Shqipëri qeveria ‘Rama’ po këmbëngul të kalojë pa ...

Ndërsa në Shqipëri qeveria ‘Rama’ po këmbëngul të kalojë pa ndryshime paketën ‘antishpifje’ që cenon rëndë lirinë e medias duke e vënë atë përpara gjobave të rënda, kryeministri shqiptar që kryeson OSBE-në, propozoi deputetin e PS-së dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si Komisioner për Lirinë e Medias në OSBE. Bushati pritet të zëvendësojë 52-vjeçarin […]

Lexo më shumë

Bashkimi Europian investon me 88 milionë doza vaksinash për vendet e varfëra

Bashkimi Europian investon me 88 milionë doza vaksinash për vendet e varfëra

Publikuar më 18.09.2020
BE është e gatshme të investojë në rreth 88 milion doza vaks...

BE është e gatshme të investojë në rreth 88 milion doza vaksinash kundër koronavirusit për vendet e varfëra si pjesë e pjesëmarrjes së saj në një përpjekje globale për të siguruar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë imunizimet, tha Komisioni Europian të premten. Komisioni dhe BE, nën siglën e “Team Europe”, do të kontribuojnë në […]

Lexo më shumë

(Video) Personat që donin të zhduknin Alexei Navalny e futën helmin në një shishe me ujë

(Video) Personat që donin të zhduknin Alexei Navalny e futën helmin në një shishe me ujë

Publikuar më 17.09.2020
Alexei Navalny u helmua përmes një shishe uji në dhomën e ti...

Alexei Navalny u helmua përmes një shishe uji në dhomën e tij të hotelit në Siberi, sipas shoqëruesit të kritikut të Kremlinit. Pretendimi u bë përmes një postimi në Instagram në llogarinë e politikanit të enjten në mëngjes. Ekipi i politikanit thotë se ata gjetën gjurmët e agjentit nervor novichok në një shishe në dhomën […]

Lexo më shumë

COVID-19/ OBSH paralajmëron për një problem serioz në Europë!

COVID-19/ OBSH paralajmëron për një problem serioz në Europë!

Publikuar më 17.09.2020
Ne raportuam më herët paralajmërimin e Organizatës Botërore ...

Ne raportuam më herët paralajmërimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë se një “situatë shumë serioze” po shfaqet në Evropë. OBSH përsëriti gjithashtu që periudha 14-ditore e karantinës për cilindo që ekspozohet ndaj koronavirusit nuk duhet të ndryshohet. Rekomandimi bazohet në një kuptim shkencor të periudhës së inkubacionit dhe transmisionit të virusit, tha të enjten oficerja […]

Lexo më shumë

Erdogan: Franca po drejtohet nga “një i paaftë”

Erdogan: Franca po drejtohet nga “një i paaftë”

Publikuar më 17.09.2020
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se Fran...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se Franca po drejtohet nga një president “i paaftë”. Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë shkëmbyer fyerje gjatë muajve të kaluar pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me […]

Lexo më shumë

Hapen universitetet, ja kushtet që duhet të plotësojnë studentët

Hapen universitetet, ja kushtet që duhet të plotësojnë studentët

Publikuar më 17.09.2020
Shumica e universiteteve në Itali do të rihapen, konfirmoi M...

Shumica e universiteteve në Itali do të rihapen, konfirmoi Ministri i Universitetit dhe Kërkimit, Gaetano Manfredi. Gjysma e mësimeve do të mbahet personalisht, ndërsa tjetra do të mbahet në distancë. “Studentët e vitit të parë do të favorizohen kur bëhet fjalë për mësimdhënie personale sepse ata kanë nevojë për udhëzime më të forta”, tha ministri. […]

Lexo më shumë

Italia në rrezik/ Zjarri i madh shkatërron portin e qytetit të Anconës

Italia në rrezik/ Zjarri i madh shkatërron portin e qytetit të Anconës

Publikuar më 16.09.2020
Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në zonën e portit të...

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në zonën e portit të Ankonës. Flakët filluan rreth orës 00:35 nga një rritje e mundshme. Disa ekipe të zjarrfikësve nga Ankona, Macerata dhe Pesaro ndërhynë në vend me kamionë tankesh dhe kamionë. U dëgjuan edhe gjëmime. Nuk ka viktima apo të lënduar. Nga zjarri, i cili u […]

Lexo më shumë