Qeveria e re ekskursion në Velipojë

September 6, 2017

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim informal me ministrat e rinj të qeverisë. Ashtu siç u raportua edhe një ditë më parë, takimi informal do të zhvillohet në Velipojë, ndërsa vjen pak dekretimit ministrave nga presidenti Ilir Meta.

Bëhet e ditur se në mbledhje do të jenë edhe Gramoz Ruçi, si emri i propozuar për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë dhe Taulant Balla, i propozuari për kreun e grupit parlamentar.

Kujtojmë se ky është takimi i dytë i qeverisë “Rama 2” më ministrat e kabinetit të ri, pas takimit të parë në Llogara. Në takim pritet të diskutohet mbi planin e punës me te cilin do të nise qeveria ‘Rama 2’.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Ri të dalë në zgjedhjet e 25 qershorit, i cili do mblidhet ditën e shtunë në datë 9 shtator 2017 në orën 10:00.

Në seancën e parë të Kuvendit, pritet të ngrihet Këshilli i Verifikimit të Mandateve, i cili del me një raport të posaçëm për konstitutimin e Kuvendit të ri dhe verifikimin e mandateve të deputetëve të dalë nga zgjedhjet.

E. S/Shekulli Online/