Qeveria cakton karantinën në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme në Komitetin Kombëtar të Sigurisë se shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do të bëhet karantinë. Sipas tij, ka qenë Organizata Botërore e Shëndetësi e cila ka deklaruar se i përmbush të gjitha kushtet dhe standardet për të izoluar të gjithë njerëzi e dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

“Është për të ardhur keq që ndërkohë që bëhet politik e ka debat, askund tjetër nuk ndodh që palë të caktuara politike e individë me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur për të përhapur panik e për të dezinformuar. Askund nuk bëhet që karantinat të ndërrohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë.

Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatuar se i përmbush standardet”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet