Qeveria amerikane bllokohet sërish, tani për shkak të fjalimit të një senatori…

Senati amerikan ka miratuar buxhetin dhe ligjin për financimin e përkohshëm por ishte vonë që të parandalohet bllokimi i institucioneve federale, i cili hyri në fuqi në mesnatë. Teknikisht bllokimi ka filluar në mesnatë dhe ky është bllokimi i dytë brenda tri javësh.

Pritet votimi në Dhomën e përfaqësuesëve

Buxheti për dy vite dhe ligji për financimin e përkohshëm u votua në Seant me 71 vota për dhe 28 kundër, e tani pritet që të miratohet edhe nga Dhoma e përfaqësuesëve.

Por askush nuk kishte llogaritur në senatorin republikan nga Kentucky, Rand Paul i cili mbajti një fjalim të gjatë plotë nëntë orë kundër kësaj marrëveshje, e cila deri në vitin 2019 heqë parimin e kufirit më të lartë të borxhit amerikan.

Meqë kishte kaluar mesnata dhe buxheti nuk ishte miratuar, erdhi sërish tek “shotdown”!

Edhe bllokimi më 20 Janar ndodhi për shkak të mungesës së marrëveshjes për buxhetin. Ky bllokim zgjati tre ditë.

Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell dhe homolgu i tij demokrat, Chuck Schumer, të mërkurën arritën marrëveshje për vlerën e buxhetit për vitin 2018 dhe 2019, duke i mundësuar kështu qeverisë një planifikim afatgjatë të shpenzimeve dhe investimeve.

Ndërkohë ky bllokim pritet të jetë i shkurtër. Nëse Dhoma e përfaqëesuesëve reagon shpejtë praktikisht nuk do të ketë në ndërprerjen e punës së shtetit federal. Ndryshe, “shotdown” do të vazhdoj.

Të tjera

Abissnet