Qeveria, 1000 euro borxh çdo të verbri që prej 2005-s

Të verbrit dhe personat që shoqërojnë ato nuk janë shlyer nga qeveria që prej vitit 2005. Sipas kreut të shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj, qeveria i ka borxh 1000 euro të verbërve, borxh ky që është krijuar që prej vitit 2005.

“Nga viti 2005 deri në vitin 2010 nuk është bërë indeksimi në përputhje me ligjin, u janë dhënë para më pak. Ka nevojë për libra, ka nevojë për trajnime, ka nevojë për shkopinj të bardhë, ka nevojë për ora, aparatura. Me gjithë pasojat që sjellë verbëria, ajo mund të korrigjohet nëpërmjet mbështetjes së trajnimeve dhe informacionit të aksesueshëm, por e vërteta është se kjo mundësi është zeruar.” – shprehet Tafaj në një prononcim për mediat.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Financave, është e pamundur që në buxhetin e vitit 2018 të justifikohet ligjërisht një indeksim i padhënë, për më tepër që masa duhej të përcaktohej me vendim të Këshillit të Ministrave të asaj kohe. /M.SH/

Të tjera

Abissnet