Qendra Europiane e Drogave: Shqipëria prodhuese e kanabisit, tranzit i kokainës e heroinës

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Shqipëria shërben si vend transit për drogat e forta. Ky fakt është theksuar në raportin për vitin 2017, të publikuar nga Qendra Europiane e Drogave. Ndonëse një pjesë ka destinacion vendet fqinje, sasi e konsiderueshme përdoret edhe për konsum të brendshëm. Shqipëria nuk konsiderohet vetëm vend prodhues i kanabisit, por edhe një nyje të trafikimit të heroinës dhe kokainës. Heroina transportohet me kamionë, autobusë e makina. Rrugët kryesore që përdoren sipas raportit janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Destinacionet kryesore të trafikimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafikuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri. Në raport thuhet se Shqipëria është një vend prodhues i kanabisit. Vendet kryesore të furnizimit me kanabis nga Shqipëria janë vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian.

Heroina

Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina etj. Në vitet e fundit, sasia e zënë e heroinës ka qenë disi e qëndrueshme, por sasia e zënë ka variuar nga viti në vit. Sipas të dhënave të disponueshme sasia e zënë në Shqipëri ka qenë më e ulët nga 2010 në 2011 (janë kapur 15.5 kg dhe 21.4 kg), ndërsa në 2012-n sasia e zënë e heroinës u katërfishua në 87.7 kg. Në 2013-n në total pati 95 raste të sasisë së kapur, ku u sekuestruan rreth 74.3 kg heroinë. Në 2014 kishte 81 raste dhe 73.5 kg të zëna, ndërsa në 2015 87 raste dhe 36.9 kg heroinë e zënë. Kokaina (pluhur) duket se hyn në Shqipëri në sasi të vogla, kryesisht nëpërmjet korrierëve apo shpërndarjeve postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Amerikës së Jugut, të njohura për prodhimin e kokainës.

Në vitet e fundit të dhënat tregojnë se rastet e transportimit me anë të kontejnerëve janë shtuar. Një laborator i përfshirë me nxjerrjen dytësore të kokainës u identifikua dhe u shpërbë në 2015-n. Ky operacion rezultoi me zënien e 20 kg kokainë pluhur, e cila ishte e destinuar për në Gjermani. Pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar në vend mendohet të jetë për përdorim të brendshëm, por droga trafikohet edhe më tej, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Që nga 2010, numri i rasteve dhe sasia e zënë janë në trend rritës. Në 2015, pati një numër rekord të rasteve të ndaluara. 71, dhe të sasisë së zënë prej 27.1 kg, të cilat u raportuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Drogat sintetike nuk janë të shpeshta në tregun shqiptar të drogave.