Qëlluan me armë dhe hodhën në lum bashkëkombësin, në pranga 2 shqiptarë në Itali (Emrat)

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali, pas kanë tentuar të vrasin një 25-vjeçar shqiptar. Mediat italiane raportojnë se një 46-vjeçar dhe 32-vjeçar kanë qëlluar me armë zjarri të riu shqiptar dhe më pas e kanë hedhur në lumë duke e menduar të vdekur.

Në pranga kanë përfunduar Lefter Disha, 46 vjeç dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të bashkëkombësit të tyre me iniciale D.E.

Fatmirësisht 25-vjecari ka arritur të dalë në breg dhe ka kërkuar ndihmë. Ai është shtruar në spitalin San Dona. Dy shqiptarët akuzonin bashkëkombësin  për vjedhjen e kokainës së tyre, por 25-vjeçari ka mohuar se ka lidhje zhdukjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet