Qëlloi për vdekje me armë zyrtarin, arrestohet autori i vrasjes në Selenicë (Emri)

Ka përfunduar në prangat e policisë, autori i dyshuar i vrasjes që tronditi sot fshatin Kot, në Selenicë të Vlorës.

I arrestuari është 43-vjeçari Admir Delaj, që dyshohet se qëlloi me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.

Fatmir Hodo, administrator i njësisë administrative Kotë,  është ekzekutuar rreth orës 14:55, ndërsa ndodhej në një lokal në qendër të fshatit.

Mësohet se agresori dhe viktima ndodheshin në të njëjtin lokal dhe kishin debatuar me tone të ashpra për afro 30 minuta.

Konflikti verbal degjeneroi më tej, duke bërë që 43-vjeçari të largohet nga vendngjarja për t’u rikthyer me një armë gjahu, me të cilën qëlloi në drejtim të 64-vjeçarit.

Menjëherë sapo u sinjalizuan për vrasjen forca policie mbërritën në qendër të fshatit, duke u vënë në ndjekje të autorit, të cilën e kapën në një kohë të shkurtër.

Shkak për krimin e rëndë dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie, por hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sakaq, raportohet se Policia ka sekuestruar makinën e autorit, dhe një armë e llojit çifte, që dyshohet të jetë përdorur për krimin.

                                                                                     Pamje nga vendi i ngjarjes

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet