
Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Hilë Gjoni.
Pas dy orësh kërkime, është bërë i mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Gj.Gj, 69 vjeç, i cili është arrestuar në rrethinat e fshatit Balldre.
Sakaq, thuhet që ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply