Që Vetëvendosje të mos përçahet

Dionis Xhafa

Partia politike Lëvizja Vetëvendosje është ndër ata parti që mban në parimet e saj shqiptarizmën më të pastër, atë të idealeve të vërteta të ndershmërisë dhe që nuk përlyhet në krimin dhe korrupsionin që ka zënë arenën politike në Shqipëri dhe në Kosovë. E ngritur mbi një platformë politike me ideale të liderëve legjendarë të Kosovës, më së pari Adem Jasharit, më tej të disidentit dhe aktivistit politik që vuajti në burgje të Serbisë Ukshin Hoti, me përkrahjen e figurave të shquara të kombit shqiptar si Rexhep Qosja dhe “Mandela” shqiptar Adem Demaçi, VV ka arritur të ngrejë një infrastrukturë politike, e cila arriti që të dalë edhe mbi partitë e vjetra në Kosovë të tilla si PDK, LDK apo AAK, që kanë dominuar gjatë gjithë kësaj kohe skenën politike të Kosovës. Partitë në Kosovë si PDK apo AAK dolën pas Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit dhe se si parti VV doli kryesuese, duke konfirmuar kështu mbështetjen e madhe të popullit të Kosovës për këtë parti, pasi është lodhur edhe me partitë e vjetra politike, që janë të lidhura me korrupsionin galopant në Kosovë.

Së fundmi, ka pasur përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje ose më së paku mund të thuhet përplasje për ide politike. Nëse do të kishim vetëm përplasje për ide politike, kjo do të ishte gjë e mirë. Në VV po debatohet ashpër dhe se janë bërë edhe disa grupime të caktuara, duke rrezikuar ndjeshëm që partia në fjalë të mund të kriset. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Visar Ymeri, ish-kryetari i dorëhequr i VV ka thënë se Albin Kurti dhe grupi i tij politik sheh armiq të brendshëm dhe të jashtëm në organizëtë, kurse Kurti nga ana tjetër, duke qenë një lider i preferuar dhe me eksperiencë në politikë ka bërë ftesë që të gjithë personat me rëndësi dhe me funksione në parti të mund të rikthehen për të rikthyer edhe njëherë Vetëvendosjen e fortë. VV nuk duhet të përçahet. Kjo parti politike është shpresa e vetme për shqiptarët e ndershëm, për të pasur një shtet që bën për shqiptarinë, që nuk vjedh vota, që nuk vjedh qytetarët, që bën për njerëzinë, që bëhet me varfërinë, me punëtorët, që nuk kryen nepotizëm në shtet dhe as nuk shkatërron ndjenjat kombëtare të shqiptarëve. Vetëvendosje nuk duhet të përçahet, pasi është një dritë shprese për Kosovën e mirë, për Shqipërinë e mirë, për shqiptarinë mjaft të mirë dhe për drejtësi e barazi sociale. Vetëvendosje ka mbështetjen e popullit shqiptar të Kosovës, sikundër edhe një pjese të mirë të popullatës në Shqipëri. Ajo është partia idealiste që nuk duhet të bjerë në fund dhe të merret me inate personale apo me përçarje dhe intriga të brendshme, por të gjithë bashkë, njerëzit e ndershëm në të të mund të bëhen për një VV më të fortë, për një Kosovë më të mirë dhe një shqiptari pa korrupsion, por me lule dhe të begatë.

 

 

 

Të tjera

Dinamikat e punësimit

Nga Marsida Simo Punësimi është një çështje shumë e diskutuar prej kohësh, dhe sigurisht që do të ketë gjithmonë rëndësi…

Abissnet