“Qaja me dhimbje, më dukej sikur kisha marr flakë”, nëna e dy fëmijëve tregon eksperiencën me koronavirusin

Një nënë e dy fëmijëve, Jess Marchbank, ka rrëfyer se është prekur menjëherë nga koronavirusi dhe se nuk e priste asnjëherë t’i ndodhte kjo gjë. 32-vjeçarja, që gjithë jetën e saj ka treguar shumë kujdes për veten, ka treguar se në fillim ndjeu një dhimbje të lehtë në fyt e më pas i dukej sikur i gjithë trupi i kishte marrë flakë.

Ish-infermierja e pediatrisë, e cila ka treguar se nuk ka probleme të tjera shëndetësore, kaloi disa ditë në spital për shkak të vështirësisë në frymëmarrje. Duke përshkruar simptomat e sëmundjes, Jess është shprehur: “Kisha një dhimbje koke të tmerrshme. Nuk mund të shikoja mirë dhe më dukej sikur me kishte gjuajtur ndonjë pas koke. Më pas gjatë natës u bë më keq. Qaja me dhimbje ndërsa kyçet më dukeshin sikur të kishin marrë flakë. Kisha dhimbje shumë të fortë në kraharor”.

Më pas ajo ka treguar se kishte temperaturë të lartë, që arriti deri në 38.5, dhe kollë të thatë. “Nuk mund të ngrihesha nga krevati nëse e provoja. E dija se ishte koronavirusi, sepse asnjeherë nuk kisha ndjerë dhimbje më të fuqishme”, ka shtuar 32-vjeçarja. Ajo ka treguar se pasi telefonoi ambulancën i thanë se duhej të vetëizolohej në shtëpi dhe se për dy ditë qëndroi shtrirë në shtrat.

Jess ka rrëfyer se më pas gjendja e saj u përkeqësua duke humbur ndjesinë e shijes dhe të erës dhe lëkura filloi t’i merrte një ngjyrë blu. Ajo ka thënë se kishte marramendje, sepse nuk po furnizohej me oksigjen mjaftueshëm. Pas vështirësive në frymëmarrje ajo u nis me urgjencë në spital dhe vetëm ditën e djeshme mundi të dilte prej andej dhe të rikthehej në shtëpi.

Jess ka treguar se vazhdon të ketë dhimbje krahrori dhe kollë, e se nuk e ka kuptuar ende se ku e ka marrë virusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet