Putini censuron dasmën mbretërore të Britanisë së Madhe

Marrëdhënia e tensionuar mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe ka bërë që Putini të mos lejojë transmetimin e dasmës mbretërore në mediat vendase.

Bëhet fjalë për dasmën e Meghan Markle dhe Princ Harry që do të zhvillohet këtë të shtunë.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Londrës pësuan një krisje pasi ish-spiuni rus Sergei Skripal u helmua në territorin britanik së bashku me vajzën e tij Yulia.

Autoritetet britanike konfirmuan se ish-agjenti i KGB ishte shënjestruar nga agjentët rusë dhe Moska u dënua ndërkombëtarisht për çështjen.

Megjithatë Rusia i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Britanisë dhe Perëndimit lidhur me akuzat në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet