
Presidenti rus hodhi poshtë mundësinë e një revolucioni në Rusi, duke thënë se kufiri i revolucioneve është ezauruar.
Sistemi politik në Rusi duhet të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, të qetë, “pa shpërthime emocionesh negative” dhe revolucione, pasi kufijtë e tyre janë shterur, tha presidenti rus.
Presidenti rus, duke iu referuar demokracisë në Rusi dhe duke iu përgjigjur pyetjes nëse Rusia është gati për demokraci në fazën moderne, tha se të gjithë e perceptojnë demokracinë ndryshe dhe se pretendimet për vdekjen e demokracisë në Rusi janë të ekzagjeruara.
Në të njëjtën kohë, presidenti rus vlerësoi opozitën parlamentare në Rusi, duke thënë se “ekziston, është e gjallë, kritikon qeverinë dhe madje kritika të ashpra, të tilla, e përsëris edhe një herë, të cilat ndoshta në vendet e tjera nuk e bëjnë”.
I pyetur për Navalny, presidenti rus tha se ai është në burg jo për veprime politike, por për krime që ka kryer kundër biznesmenëve të huaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply