Putin mohon ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet gjermane

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mohuar akzuat për ndërhyrje të qeverisë ruse në zgjedhjet e zhvilluara në Gjermani gjatë këtij viti.

Ndërkohë kreu i Kremlinit ka hedhur poshtë gjithashtu edhe akuzat se Rusia kishte përdorur hakera për të ndikuar zgjedhjet gjermane.

“Rusia nuk përdor hakera për qëllime të tilla”, ka deklaruar Putin në një komet televiziv.

Gjithashtu lideri i Rusisë ka është shprehur se nuk kishte asnjë informacion për rivalët e kancelares gjermane, Angela Merkel, si dhe shpresonte që marrëdhëniet mes dy vendeve të përmirësoheshin.

/D.T/