
Kjo e mërkure do të ishte nga më të kobshmet për botën e futbollit. Në moshën 60-vjeçare, legjenda e të gjitha kohërave, Diego Armando Maradonën u nda nga jeta. Lajmi ka pushtuar mediat e çdo shteti dhe zia ka kapluar çdo adhurues të futbollit.
Mediat vendase raportojnë se qeveria argjentinase ka vendosur që të mbajë tre ditë zi kombëtare për të kujtuar Diego Armando Maradonën.
Futbolli do të nderojë Maradonën, duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha fushat në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për ditën sonte dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës të planifikuara për nesër.
Maradona u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa dy javë më parë , iu nënshtrua një operacioni për të hequr mpiksjen e gjakut në tru dhe ia doli me sukses.
Maradona kishte personel mjekësor që e mbanin nën vëzhgim në shtëpinë e tij, por nuk arriti të mbijetoi.
Ai njihet edhe si El pibe de oro (djalii artë) dhe njihet nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në vitin 1986, me skuadrën kombëtare të argjentinës fitoi kupën e botës, dhe në vitin 1990 skuadra argjentinase ishte nënkampione botërore.
Në vitin 1989, Maradona me Klubin futbollistik të Napolit fitoi Kupën e UEFA-s, dhe në vitet 1987 dhe 1990 u shpallën kampionë të Italisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply