Punonte në fabrikë kanabisi, prangoset shqiptari në Britani (Emri)

Mediat britanike kanë raportuar se një shqiptar, i futur ilegalisht në Britaninë e Madhe, është arrestuar pasi ky i fundit punonte në një fabrikë kanabisi.

Raportohet se shqiptari është shtetasi Hakik Lala, dhe se policia britanike e arrestoi atë në momentin kur gjeti një fermë të madhe kanabisi brenda një ndërtese.

Mësohet se 46-vjeçar, i cili u asistua nga një përkthyes në shqip gjatë gjithë procesit, u tha hetuesve se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuara rreth një muaj e gjysmë më parë.

Lala, i cili nuk kishte vendbanim të përcaktuar, tha se kishte paguar 10,000 paund për të hyrë në vend në anën e pasme të një kamioni nga Belgjika me qëllim të punonte si murator.

I pandehuri i tha policisë se ishte dërguar në Chepstoë Road dhe u urdhërua të qëndronte atje derisa të paguante borxhin prej 10 mijë paundësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet