Punonjësit e OSHEE i shkojnë në banesë për kontroll, kavajasi iu bën gjëmën…

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Një ngjarje paksa e çuditshme ka ndodhur sot pasdite në Kavajë. Teksa kanë qenë për verifikim dhe kontroll në terren të abonentëve, grupi i punës i OSHEE i Drejtorisë Rajonale në Durrës ka hasur në rezistencën e abonentit që quhet Dritan K.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00. Në momentin që punonjësit e OSHEE kanë shkuar për kontroll në banesën e Dritan K., ka qenë ky i fundit ai i cili i ka kërcënuar me armë zjarri. Fatmirësisht nga plumbat nuk kishte të plagosur, kurse Dritan K. U vu në pranga dhe do të përgjigjet për veprimet e tij.

/D.Xh/