Punonjësi i policisë: 30 mln lekë dëme, as në ‘97-n se kam parë veten më keq

Përmbytjet në Fushë-Krujë, kanë lënë pas mjaft dëme me vlera të mëdha. Situata në këtë vend është me të vërtetë e frikshme, pasi ujërat kanë lënë pas një trashësi balte, si brenda dhe jashtë banesave.
Mobiljet apo dhe automjetet e banorëve janë shkatërruar plotësisht.
Një punonjës i Policisë së Shkodrës por me banim në Fushë-Krujë, ka thënë për Balkanweb se këto ditë ka kaluar një tmerr të vërtetë.
I prekur nga situata tmerruese që kaloi këto ditë, ish-punonjësi tha se ndihet shumë i zhgënjyer pasi është e dyta herë që i ndodh brenda vitit. “Jam i zhgënjyer, kam shumë dëme materiale, dy herë brenda vitit u përmbytëm, edhe në vitin ‘97 kur kam filluar punë mes plumbave s’kam qenë më keq. Më është shkatërruar çdo gjë. 15 milionë lekë dëm tani, 15 milionë dëm herën e parë, plot 30 milionë lekë kam humbur”, u shpreh ai.

Të tjera

Abissnet