
Pëllumbesha Xhiaj, mësuese në Vlorë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Lajmin e trishtë e ka dhënë gazetari Erik Mehmeti, i cili tregon se Xhiaj ka qenë mësuesja e tij kujdestare.
Nëpërmjet një statusi, gazetari tregon se ajo punoi për 40 vite në arsim dhe ka qenë një ndër mësuesit më pozitiv jo vetëm në shkollë.
Statusi i plotë:
Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe sot një lajm shumë i trishtë që në mëngjes për mësuesen time kujdestare në Shkollën Rilindja. Pëllumbesha Xhiaj një mësuese dhe një nënë model ,ka humbur betejën me sëmundjen tinëzare te Covidit.
Pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor, u këput ne mes jeta e mësueses me shpirt te bukur, e cila punoi 40-vjet në arsim.
Pëllumbesha do të kujtohet plot mirësi dhe pozivitet, nga familja, të afërmit, miqtë dhe koleget. Vite më parë humbi dhe bashkëshortin duke i rritur e vetme fëmijët e saj.
U prehsh ne paqe mësuese Pëllumbesha!
Ngushëllime familjarëve të saj!
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply